Home » Sport » Analizë e Premier League – Fitojnë të gjithë favoritët

Analizë e Premier League – Fitojnë të gjithë favoritët

Për shkak të disa probleme teknike që kemi pasur sonte nuk kemi arritur të ju sjellim raportet nga ndeshjet e sotme të Premier League por ne natyrisht nuk e kemi harruar këtë ligë dhe tani kemi vendosur të bëjmë një analizë të shkurtër rreth ndeshjeve që janë zhvilluar sot ku nuk ka pasur vend për befasira.

 Chelsea ka mposhtur në udhëtim Newcastlen me rezultat 3-0 me ç’rast ka arritur në kuotën e 28 pikëve në vendin e katërt. Blackburni ka shënuar fitore shumë shumë të rëndësishme në shtëpi pasi ka mposhtur Swansean me rezultat 4-2 dhe nga vendi i fundit në tabelë ka kaluar në vendin e 18 me 10 pikë.Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet pasi ka shkatërruar në shtëpi Norwichin me rezultat 5-1 duke arritur në kuotën e 38 pikëve bindshëm në vendin e parë.

QPR ka barazuar në shtëpi me WBA me rezultat 1-1, ndërsa Tottenhami ka vazhduar me formën e mirë pasi ka mposhtur 3-0 Boltonin duke mbetur në vendin e tretë me 31 pikë, dy më pak se United që është në vendin e dytë.

Arsenali pas barazimit me Fulhamin ka shënuar fitore të lartë kundër Wiganit me rezultat 4-0 duke arritur në kuotën e 26 pikëve në vendin e pestë ndërsa Manchester United ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme si mysafir i Aston Villas falë golit të shënuar nga Phil Jones.Kjo ishte një analizë e shkurtër rreth ndeshjeve të sotme në Premier League vizitorë të nderuar. Shpresojmë të na keni kuptuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch