Home » Shëndetësi » Analizë mbi një këndvështrim psiko-social

Analizë mbi një këndvështrim psiko-social

KRITIKA DESTRUKTIVE DHE BASHKËUDHETIMI DREJT NJË BOTE TOTALISHT NDRYSHE!

Fisnik Saqipi

 

 

 

 

 

 

(Autori eshte psikolog i diplomuar)
Në shtetet ku funksionon ligji, përhapja e fjalëve të pabaza është hedhja baltë mbi personin dhe shoqërinë, përçarja dhe lëndimi i tjetrit, etiketimet dhe njollosjet, e aktet e tilla ndëshkohen dhe dënohen me ligj.
Ne sot jetojmë në një periudhë ku kritikat janë të pranishme kudo, madje janë bërë një rutinë e të jetuarit. Në parim, qëllimet e çdo njeriu i cili bën akuza dhe kritikon, duhet të jetë gjithmonë, nxjerrja në pah e të vërtetës, e kurrsesi jo kritikat e panevojshme duke shfaqur inatet vetëm për të plotësuar instinktet e dukjes. Gjithmonë e më shumë, po kalojmë krahas disa momenteve të shoqëruar me fenomene krize, ku vetëm individ të caktuar kuptojmë se sa janë të vështira. Për t’i kaluar këto probleme, uniteti është i padiskutueshëm. Fenomeni tjetër që dita ditës po e vuajmë akoma më shumë, është moszbatimi në tërësi, prej njërit nga problemet më të mëdha në organizatat e sotshme aktive, pikërisht duke ngatërruar aktivitetet me arritjet personale. Flasim pa pushim, mbajmë mbledhje dhe leksione të shumta, shpesh bëjmë plane të mrekullueshme, por në fund të fundit askush nuk kryen punën dhe nga shoqëria nuk korren rezultatet e kërkuara.
Pranimi i realitetit, hapi parë drejt ndryshimit
Njeriu, në çdo moment është i detyruar që të reflektojë mbi realitetin dhe ta studiojë atë me mençuri. Në disa raste, nuk jemi ne që përçajmë vetën, por të tjerët. Sulmet shpesh herë vijnë nga jashtë. Ne shumë herë biem viktima të këtyre mashtrimeve të mëdha. Duhet çdo herë të përballemi me këtë fenomen, t’i rezistojmë dhe ta sfidojmë, dhe t’i themi “po” betejës së fortë, pa dyshuar aspak. Çdo herë, duhet të luftojmë deri me atomin e fundit. Që t’i themi lamtumirë rebelimit të mendimeve, presioneve dhe etiketimeve. Është koha dhe momenti ta largojmë përgjithmonë vizionin e mjegullt. Të kthjellohemi dhe t’i rrëmbejmë përgjegjësitë, që t’i japim kuptim jetës sonë. Jo çdo herë heshtja është flori. Neve sot po na akuzojnë, sulmojnë dhe godasin rënd ata që na rrethojnë. Pikërisht ata janë gjithmonë të parët në gjykim, të menjëhershëm në nënçmim dhe shpesh herë aspak të drejt në vlerësim. Pas kaq viteve durim, duhet të marrim guximin ta themi të vërtetën sepse ajo me të vërtetë ekziston! Ta ndajmë të bardhën nga e zeza! Sigurisht, po të ishte mundësia momentale për të vepruar, nuk ka nevojë të shkruhet një gjë e tillë, por të paktën nuk duhet të heshtim. Përgjegjësia është mbi supet e gjithsecilit dhe nëse ne shmangim atë, nga frika për të mos shkaktuar probleme, atëherë bëjmë dhuratë jetën tonë të tjerëve. Të kemi kujdes, sepse kjo jetë nuk është një destinacion, por procesi për të arritur destinacionin. Pra të ngrihemi, që të mos devijojmë procesin, seps humbasim rrugën tonë.
Dëgjojmë shpesh fraza të tilla si: nuk më intereson mua askush, sepse kam problemet dhe jetën time. Njeriu jeton për vete, por së bashku me të tjerët. Personat, që më së shumti përfundojnë të vetëm në këtë botë, janë pikërisht ata që nuk interesohen për të tjerët! Çdo mashtrim sa do i strukturuar, e i ndërtuar mirë, prapëseprapë është zbuluar, andaj me vite populli mbase do ta kuptojë. Shoqëria shqiptare po ecën përpara, tashmë ka të kuptuar çdo gjë që po investon tek të rinjtë, në dije dhe kulturë, sepse e kanë kuptuar se i padituri është rob i tjetrit. Inkurajim për dije të vërtet dhe të nevojshme, është një nga këshillat më të mira që mund t’i bëjmë njëri tjetrit. Kemi dëgjuar dhe vazhdojmë të dëgjojmë sot shumë për edukimin, arsimimin dhe kriteret. Sot lehtësisht mund ta kuptojmë kush meriton t’i shërbej arsimit, cilët janë personat e duhur për të kontribuar në këtë shtyllë primare të shoqërisë, etj. Ekziston një përkufizim i cili është më i përafërt me vlerat e kulturës dhe popullit tonë. Të edukuar mirë janë ata individ, të cilët pavarësisht në çfarë sistemi, ligji, situate, rryme apo konteksti gjinden, janë të gatshëm të thonë të vërtetën. Në gjuhën letrare këta njerëz quhen burra të mëdhenj, mendimtar të vërtetë. Me kuadro të tillë, ne do të edukojmë brezat që vijnë dhe qëllimi i këtyre gjithmonë do të jetë t’i bëjnë nxënësit më të aftë se vetja.

Të jetojmë duke dhënë më pak kritika, duke prodhuar më shumë vepra

Çelësi i suksesit apo fundi i madh i jetës, janë veprat, jo fjalët. Personalitetet e mëdha që ka njohur bota, kanë qenë ata që patën harmoni midis idesë dhe veprimit, gërshetimit të tradicionales me modernen. Në disa raste, nuk duhet të përkrahim liderët kur gabojnë. Është e vërtetë që njeriu do gjithmonë të mirën e vet, por jo gjithmonë e dallon atë. Duhet ta kuptojmë, se edhe ata janë njerëz si të gjithë dhe gabojnë. Pra t’ia themi të vërtetën, sepse në qoftë se heshtim, dëmtojmë imazhin e tyre. Shkatërrojmë familjen dhe popullin. Të reduktojmë kritikat destruktive, sepse janë mjete më të vërtetë të rrezikshme. E aftë të provokojë një shpërthim në egon e një personi, që mund të ketë pasoja të rrezikshme. Të përpiqemi të kuptojmë, përse ata vepruan ndryshe nga ajo që do të vepronim ne. Sepse fundja, gati se të gjithë budallenjtë janë të aftë, të kritikojnë, të dënojnë, e akuzojnë. Por mirëkuptimi dhe falja janë tregues, karakteri dhe inteligjenca janë të nevojshme në këtë kohë, të bashkuar me njeri tjetrin për interesa të të gjithëve, duke ecur përpara me hapa të sigurt, të fuqishëm dhe të shpejt.
Të ndjehemi krenar dhe aspak inferior ndaj të tjerëve, të ruajmë forcën e vullnetit dhe të kërkojmë hapësirat për të zhvilluar potencialin tonë. Të adaptojmë gjithmonë shprehi të reja dhe progresive. Ti themi lamtumirë asaj klasikes ”hedh baltë’ mbi tjetrin, akuzo tjetrin, për të ngritur vetën, sepse një formë e tille bie ndesh me logjikën e shëndosh njerëzore dhe në terminologjinë shkencore njihet si kompleksi i superioritetit.

Të kujtojmë mençuritë e njerëzve të ndershëm, kur jemi të bashkuar të përgatitur dhe stërvitur mirë, sulmet nga jashtë nuk kanë efikasitetin e lart, sepse aftësia për t’i rezistuar dhe për t’iu kundërpërgjigjur do të jetë më e madhe. E gjithë kjo arrihet kur një shoqëri edukohet në botën e argumentit, e jo në botën e euforisë dhe të emocionit.!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch