Home » Lajme, Opinione » Anamorava,Lugina e Preshevës dhe zona e Kumanovës do të duhej bashkohen !

Anamorava,Lugina e Preshevës dhe zona e Kumanovës do të duhej bashkohen !

Shkruan : Refik HASANI 

                                                                 

Anamorava në Kosovë ka një infrastrukturë më të dobët se çdo Rajon tjetër . Anamorava as me Komunat ndërkufitare  e as me qytetin e Ferizajit  dhe Prishtinës nuk posedon një infrastrukturë të duhur e largë më të dobët se pjesët tjera të Kosovës

 

Anamorava,Lugina e Preshevës dhe zona e Kumanovës  këto tri rajone do të  duhej  bashkohen,në kuptimin ekonomik  që të ulen dhe të hartojn plane , projekte e prioritete për bashkëpunim  pasi  gati një dekadë e gjysmë kan  humbur dhjetra e qindra miliona euro që nuk kan  konkuruar fare me projekte të përbashkta të bashkëpunimit ndërkufitarë . Këto tri rajone vërtet të bashkohen duke e ngritur-formuar   një  Zyrë të përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin  e projekteve për të konkuruar në Këshillin e Europës .

Edhe kur e propozuam dhe sponzoruam duke e arsyetuar në cilësin e delegatit të Komunës formimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë  u hezitua shumë të përkrahet pasi munguan informacionet e plota për këto  fonde e donacione të shumta që ndan Këshilli  Europës  rregullisht dhe në shuma e me fond të bollshme .    Këto tri rajone , zona apo krahina shqiptare  sa më parë  të hartojn pikat , kriteret dhe në cilata fusha mbi të cilat do të funksionoj dhe bëjë aktin e nënshkrimit me Komunat gjegjëse . Pastaj të konkurrojn me plane, projekte dhe programe të Këshillit të Europës dhe programeve që nuk jan të pakta e që afrohen nga fonde jo të vogla që ka një sërë programesh që mbështesin dhe përkrahin e ndajn mjete të madha për zonat kufitare .Ne jemi vonuar në këto programe , plan e projekte prandaj nuk kemi të drejtë të vazhdojm të vonohemi në këto procese   .  Dhe propozojm që  të :

Ngritet  një  Zyrë e përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin  e projekteve .

Që të konkurojn e aplikojn për program të bashkëpunimit ndërkufitarë  për Këshillin e Europës . Është moment i fundit që kjo legjislaturë e KK të  Gjilanit jo vetëm të filloj të mendoj por duhet ta zënë hapin dhe të ngutet me projekte dhe Gjlani të prij jo vetëm si qendër Rajonale por edhe të jetë një zonë e lirë  Ekonomike  në interes të këtyr tri Rajone, zonave apo Krahinave .

Ne duhet të ngutemi për investime në  bujqësi  në rregullimin  e Lumit Mirusha dhe ndëtimin e impiantin për përpunimin e ujrave të zeza  . Kurse Lumi Morava  përmesë projekteve që ndan fonde e donacione të Europës do të mundë të rregullohet prej burimit në Binqë e deri në kufi të Kosovës .Programeve që nuk jan të pakta e që afrohen nga fonde jo të vogla të  Bashkimit Europian që ka një sërë programesh që mbështesin dhe përkrahin e ndajn mjete të madha për zonat kufitare .Si pasoj e moszhvillimit Ekonomik të Anamoravës edhe banorët e Komunave të Bujanocit dhe Preshevës meqë lidhen përmesë Gjilanit  me Prishtinën , Tiranën dhe Detin Adratik Shqiptarë  nuk do të ndalen në Gjilan pasi nuk ka zhvillim .  

Gjilan                                                                                                                                         24       Janar  2014

 

Autori,ish-këshilltarë Komunal i Gjilanit që propozoi  Komitetin për bashkëpunim ndërkufitar që u miratu në seancën e datës  27.06.2013 .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch