Home » Histori, Lajme » ” Anija shqiptare në trekend`shin e Bermudeve ! “

” Anija shqiptare në trekend`shin e Bermudeve ! “

Anija shqiptare në trekend`shin e Bermudeve

Piktura me mjaft simbolikë e pikturuar nga Adnan Shehu , Gjakovë.

E shihni këtë anije e cila memzi mbahet në ujërat e turbulluar, shqetësuar me  valë të mëdha. Ajo mbanë në vete një thesar të madh historik dhe një eliksir të ardhmërisë. Ajo gati fundoset ! Majtas lartë një e keqe  “kaltër–bardh-kuq “ e cila si lugat i madh i qëndron mbi dhe mundohet ta tërheqë në shkëmbinjtë e saj e sat të thepisur e plot tradhti që përfundimisht kjo anije të futet e copëtuar në fundin e oqeanit të harresës. Djathtas një çmendinë historike që ende nuk bindet në atë se cila është , mundohet ta tërheqë këtë anije të mjerë nga vetvetja , nga brendia e oqeanit aty ku valët janë të tërbuara , të trenta dhe përparëse dhe përfundimisht të ia humbë çdo gjurmë të saj.
Po shikoni se si është shtrirë fatkeqësia e Ballkanit dhe duket se po i ndihmon, se po ia zgjatë dorën kësaj fatkeqeje dhe e cila bukur shumë mendohet të gjejë shpëtimin ; por e gjora nuk e di se të trijat në koordinim ndër veti po e përgatisin fundosjen e saj.

Anija shqiptare është ne rrezik ; nga do që përplaset e pret thyerja dhe zhbërja e saj e pa mëshirshme.
Edhe qielli nuk është në favorin e saj . Është një situatë homerike për të gjorën !
Deri  sa Odiseu e kishte shoqërimin shumë të mençur dhe e kishin lidhur atë që mos të bje i ngashënjyer në thirrjet “vëllazërore” të krokodilëve të detit që qajnë me lotët e “bebes “ që kapërdijnë; anija shqiptare nuk e ka timonierin e saj që ta largon nga kjo zone e influencës së madhe magnetike vet shkatërruese.  Anija shqiptare përpëlitet në momentet e saja shumë lemeritëse me pak shpresë për shpëtim.
Eu, po ne i kishim dikur fregatat liburnase që shqyenin detëra e oqeane ! eu po ne i kishim dikur…
çka kishim ? asgjë.
Fahri Xharra,

28.12.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

Home » I pakategorizuar » Anija shqiptare në trekend`shin e Bermudeve

Anija shqiptare në trekend`shin e Bermudeve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch