Home » Lajme, Opinione » Antiamerikanizmi në Republikën e Kosovës – “NON PASARAN”!

Antiamerikanizmi në Republikën e Kosovës – “NON PASARAN”!

Shkruan: Nehat Hyseni
Aventurat kundër Amerikës dhe NATO-s i filloi Millosheviqi në fundshekullin XX, duke u përpjekur që të krijoj aleanca antiamerikane dhe mbështetje nga Rusia, Kina, etj., por dështoi para superfuqisë politiko-ushtarake, që është pararojë e demokracisë, lirive të njeriut dhe dinjitetit njerëzor e miëqenies në botë.Prandaj, i bëjmë apel të gjitha kokave të krisura e të sëmura, kudoqofshin ato, e sidomos liderucëve të shqiptarve: në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginë të Preshevës apo në Republikën e Kosovës, se Shqiptarët janë dhe do të jenë përgjithmonë me Amerikën: në luftë, në paqe, në kriza shoqërore, ekonomike e politike dhe në pandemi e në luftën botërore kundër coronavirusit!I bëjmë apel VV-së dhe tandemit Kurti-Osmani, që ta ndalin menjëherë fushatën e tyre të tërbuar antiamerikane në media dhe rrjete sociale dhe ngado që sillen e propagandojnë antiamerikanizëm, sepse populli i Kosovës dhe të gjithë Shqiptarët kudo që janë, ia kanë borxh lirinë dhe mirëqenien Amerikës dhe të ngritesh e të luftosh e të shpifësh kundër Amerikës në mediat e shteteve armike të Republikës së Kosovës që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, realisht është sakreligj, blasfemi politike e pafytyrësi për faqe të zezë, që duhet gjykuar e ndëshkuar me tërë fuqinë dhe me të gjitha mjetet, kudo e kurdoherë që paraqitet.Serbia nuk është mike e Shqiptarve dhe e Republikës së Kosovës dhe nuk duhej pranuar 1000 testet kundër coronavirusit dhe të bëhet lajm botëror, se xhelati dhe kasapi i Ballkanit, po e “ndihmon viktimën”!Kjo nuk ka guxuar kurrësesi dhe për asnjë çmim të ndodhë, kryeministër në detyrë, Albin Kurti!E aq më pak ti dhe askush tjetër, nuk guxoni ta rrënoni miqësinë e përherëshme me partnerin strategjik dhe shpëtimtarin tonë, Amerikën.Kjo miqësi me Amerikën u kultivua me shumë mund e sakrifica nga Ibrahim Rugova dhe na shpëtoi nga Serbia. Kurse, tani, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, ti Albin Kurti, je ngritur si përbindësh kundër këtij vendi mik, që na çliroi nga Serbia.Dhe nuk u mjaftove vetëm me kaq!Por, pranove testet e fëlliqura nga Serbia, ky armik i Shqiptarve dhe i Republikës së Kosovës.Nuk u mjaftove as me kaq, por fillove fushatën antiamerikane në mediat e armiqëve të Amerikës dhe të Kosovës, duke shpifur e duke hedhur helm e vrerë ndaj saj.Si guxon ti, përbindësh Albin Kurti t’ia vësh këtë njollë të mosmirënjohjes tonë ndaj Amerikës?!Kush ta dha ty dhe kompanisë tënde antiamerikane, VV-së, që ju kanë errësuar sytë për pushtet absolut dhe për diktaturë moniste, njëpartiake në rrugën e sendërtimit të Partisë-Shtet, të tipit ultramajtist, neokomunist e antiamerikan?Amaneti i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës ishte dhe mbeti që “ta ruajmë si sytë e ballit dhe ta kultivojmë miqësinë e përherëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në dhe me të gjithë miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë”.Sepse, “shtëpia pa miqë, nuk mbahet”, na mësoi Presidenti ynë i urtë Dr. Ibrahim Rugova!Gjatë 50 ditëve të Qeverisë Kurti janë bërë prapësira e veprime retrogarde e prapakthyese në drejtim të largimit të Republikës së Kosovës nga kursi euro-atlantik, pro-perëndimor e proamerikan, në drejtim të Rusisë dhe Kinës, duke i instaluar madje edhe në kabinetin qeveritar dhe duke i paguar me para të majme nga taksapaguesit kosovarë, aq dëme janë i janë shkaktuar këtij vendi, që asnjë Qeveri tjetër nuk do kishte arritur as për 50 vjet.Mocioni i ngritur nga LDK për rrëzimin e kësaj qeverie ishte realisht, ndërprerje e së keqes dhe devijimit nga kursi euro-atlantik, drejtë Serbisë, Rusisë dhe Kinës dhe kundër SHBA-së e BE-së.Qeveria e LDK-së në ardhje ka për detyrë imediate të rindërtoj gjithçka që shkatërroi Qeveria Kurti dhe t’i riparoj raportet e rrënuara me SHBA-të, si dhe stopimin e instalimit të regjimit absolutist në vend, që për fat të keq, kishte përkrahjen edhe nga një krah i LDK-së, në krye me Vjosa Osmanin.Pra, kjo Qeveri do na kthej në rrugën e drejtë, rugoviane dhe t’ia bëjë të qartë të gjithëve se:Antiamerikanizmi në Republikën e Kosovës – “NON PASARAN”!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch