Home » Opinione » “Antirugovistët” kësaj radhe do të dështojnë!

“Antirugovistët” kësaj radhe do të dështojnë!

nehatjysenii1Shkruan: Nehat Hyseni

Pati aty-këtu zëra se vendosja e shtatores së Presidentit historik Ibrahim Rugova
më 27 shtator 2013 në sheshin që mban emrin e tij, kinse është bërë për nevoja
politike për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013.
Këto pohime dashakeqe nuk kanë bazë reale dhe aspak nuk qëndrojnë!
Dikush mund të pyes, me të drejtë, pse?
Sepse, siç u pa, ata që nuk e deshtën Rugovën për së gjalli, nuk erdhën në
manifestim, si VV dhe të tjerët. Bile ata as nuk e fshehën këtë, meqë edhe mosardhja
e tyre kishte mesazh politik dmth. antirugovizëm.
Ndërkaq, elektorati “rugovist” gjatë kohë kishte mbetur pa ofertë të kënaqëshme dhe
të merituar politike. Andaj edhe ata nuk dilnin në zgjedhje, sepse nuk ishin të
motivuar.
Kurse, me vendosjen e shtatores së Rugovës, është plotësuar dëshira e kahëmotshme
dhe ëndrra e këtij elektorati. Shumica e tyre, gjatë zbulimit të shtatores, nuk i
përmbajtën lotët nga emocionet dhe dashuria e adhurimi i kësaj figure të madhe të
Kombit Shqiptar, të Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë.
Prandaj, sado që antirugovistët deshtën ta mobilizojnë elektoratin që ata
pretendojnë se është “antirugovist”, megjithatë u arrit rezultati i kundërt, meqë u
mobilizuan “rugovistët”, të cilët janë të kënaqur, përjetuan satisfakcion të
merituar shpirtërorë dhe janë të emocionuar e të motivuar që të dalin të gjithë në
zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Ata e dijnë më mirë se askush tjetër rëndësinë e fjalëve të Presidentit demokrat të
SHBA-së Xhon Kenedi se “mosdalja e njerëzve të mirë në zgjedhje ua mundëson të
këqinjëve ta udhëheqin shtetin”.
Pasojat e tilla është duke i ndier populli i Kosovës, i cili është lodhur nga
korrupcioni dhe keqmenaxhimi i shtetit.
Prandaj, fryma e munguar “rugoviste” po na kthehet, si dhe shpresa për përgjegjësi
më të madhe dhe stopim të keqqeverisjes në shumicën e komunave të Republikës së
Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch