Home » Lajme, Vendore » Apel i ish luftëtarve të UCPMB-së: DËNIMI DHE DISTANCIMI

Apel i ish luftëtarve të UCPMB-së: DËNIMI DHE DISTANCIMI

Gjykimi dhe dënimi i 11 shqiptarëve të Kosovës Lindore, nga Gjykata Supreme e Beogradit, me 116 vjet burgim, vjen pak ditë pas takimit që zhvilloi në Vranjë, deputeti jolegjitim Riza Halimi dhe Ivica Daciq, kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme të Serbisë.

 

Ky dënim absurd, si në kohën e Millosheviqit dhe takimi sekret i “deputetit” me ministrin e punëve të brendshme të Serbisë, për ta rrëzuar pushtetin komunal në Bujanoc, në favor të Partisë për Veprim Demokratik, e cila humbi në zgjedhjet e 6 majit, paraqet provokimet më të rënda që ka përjetuar popullata shqiptare e Kosovës Lindore në këto 50 vjet e fundit.

 

Ne ish lufëtarët e UCPMB-së, kërkojmë nga faktorët politik shqiptar, të jenë të kujdesshëm ndaj veprimeve të dëmshme dhe të rrezikshme të Riza Halimit dhe Ivica Daciqit, të cilët jo vetëm që burgosin shqiptarët, por këto ditë po përgadisin Referendumin për deklarimin e Serbisë se a është për Kosovën apo Serbinë si dhe kanë lansuar opsionin për ndarjen e veriut të Kosovës.

 

Një kërkesë e vecantë i drejtohet Lëvizjes së Progresit Demokratik, e dalë nga strukturat ushëheqëse të ish UCPMB-së, kryetari i së cilës ka qenë shef politik i kësaj ushtrie clirimtare, të distancohet nga politika diskriminuese e PVD-PSS, të cilat shpesh thirren se kanë për krah këtë subjekt politik dhe ish ushtarët e UCPMB-së.

 

LPD si trashëguese e idealeve të UCPMB-së nuk guxon t’i bëhet cadër një subjekti PVD-së dhe Këshillit Nacional jolegjitim, i cili haptas po bashkëpunon me Ivica Daciqin dhe partinë e tij PSS për ta destabilizuar situatën në Kosovën Lindore dhe për t’i bllokuar prosecet demokratike në rajon.

 

Ne ish lufëtarët e UCPMB-së, apelojmë te faktorët shqiptarë në përgjithësi dhe te ndërkombëtarët, që të bëjënë trysni te Beogradi, për t’mos luaj me ndjenjat tona dhe vullnetin tonë të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për bashkim me Kosovën, pastaj me luftën dhe Marrëveshjen e Paqësore të Konculit.

 

Nëse kështu vazhdon Beogradi me ne, shumë shpejt Kosova Lindore, do të destabilizohet e më këtë do të bllokohen proceset e dialogimit Prishtinë-Beograd si dhe do të kthehen prapa të gjitha proceset për stabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë edhe ashtu të brisht në Luginën e Preshevës, thuhet në Apelin e ish ushtarëve të UCPMB-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch