Home » APN, Lajme, Vendore » APN anulon tubimin përmbyllës në shenjë përkujtimi të aktivistes së ndjerë Luljeta Bajrami

APN anulon tubimin përmbyllës në shenjë përkujtimi të aktivistes së ndjerë Luljeta Bajrami

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,
të nderuar anëtarë të kryesië, antarë, simpatizant të Alternativës për Ndryshim,
të nderuar vëllezer e motra,

Jemi në mungesë të aktivistës së devotshme për misionin tonë për NDRYSHIM, Luljeta Bajrami. Me dhimbje të thellë jemi informuar se Lulja ka ndërruar jetë. Lulja ishte një aktiviste që nga dita e parë e Alternativës për Ndryshim, angazhimi i saj për një Preshevë më të mirë ishte përcjellës i aktiviteteve të saja në tërë kohën. Lulen e kemi njohur si profesioniste në lëminë e financave, bashkëpuntore kompetente në administratën komunale dhe mbi të gjitha një grua, një nënë me tiparet e atdhedashurisë, intelegjente dhe parimore në rrugën tonë të NDRYSHIM-it pozitiv.
Lulja na ka inkurajuar të jemi vigjilent ndaj çdo lloj kanosje për kompromise parimore. Lulja mbetet shtylla jonë e aktivitetit tonë politik. Ngushllimet më të sinqerta familjes se gjërë Bajrami dhe Jahiu, tre fëmijëve dhe bashkëshortit dhe nënkryetarit tonë Argjend Bajrami.

Alternativa për Ndryshim ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me të gjitha strukturat e partisë: Kryesia, Këshilli qendrorë, kryetarët e nëndegëve, kandidatët për keshilltarë si dhe anëtarët dhe simpatizantët e APN-së, kemi marrur vendimin që tubimi përmbylles i fushatës parazgjedhore të planifikuar për ditën e enjte të anulohet.

Në vend të tubimit përmbyllës të fushatës sonë elektorale, të gjithë së bashku të përkujtojm aktivitetet, angazhimin si dhe rrugën tonë të përbashkët për një NDRYSHIM të pa kompromis progresiv.

Varrimi i aktivistes sonë Luljeta Bajrami bëhet ditën e enjte me drekë në varrezat e qytetit të Preshevës.

Në përkujtim të thellë.

NDRYSHIMI NUK NDALET

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch