Home » APN, Lajme, LR-PDSH, Vendore » APN dhe LRPDSH përshëndesin financimin e KNSH-së nga Qeveria e Shqipërisë

APN dhe LRPDSH përshëndesin financimin e KNSH-së nga Qeveria e Shqipërisë

Dje, Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka publikuar lajmin që ka gëzuar çdo shqiptar të Luginës së Preshevës, ai bëri të ditur që Qeveria shqiptare merrë përsipër financimin e plotë të Këshillit Nacional Shqiptarë në Luginë të Preshevës. Këtë sukses të KNSH-së dhe këtë qasje të re të Qeverisë së Shqipërisë e përshëndetën edhe dy partitë qeverisëse në pushtetin lokal te Komunës së Preshevës, Alternativa për Ndryshime (APN) dhe Lëvizja për Reforma të PDSH-së (LR-PDSH), duke potencuar se „ky vendim është pozitiv në drejtim të kujdesit të shqiptarëve të Luginës“.
Mirëpo, deri sa Qeveria shqiptare përmes financimit të plotë tregon përkujdesje të veçant për shqiptarët e Luginës së Preshevës, komuna e Preshevës në Buxhetin e vitit 2019 ka paraparë për KNSH-në vetëm 1 milion dinarë , ndërsa komuna e Bujanocit pesëfishin e kësaj shume, 5 milion dinarë.
Gjithashtu, deri sa komuna e Bujanocit përveç që i ka siguruar objektin selisë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe sivjet ka marrë vendim për ti zgjeruar zyrat e KNSH-së, komuna e Preshevës ende nuk ka treguar gatishmëri ti përgjigjet pozitivisht kërkesës së KNSH-së që t’ia siguroj një zyre dhe Këshilli Nacional ta zgjerojë fushëveprimin e tij edhe me hapjen e zyrës në Preshevë. Mbetet të shihet se a do të reflekton pozitivisht Qeverisja lokale në komunën e Preshevës për ti siguruar zyren KNSH-së dhe financimin e denjë të këtij organi Shqiptar në Luginë të Preshevës.

Republika e Shqipërisë merrë përsipër financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kontaktet e vazhdueshme dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i përbërjes së re të Këshillit Nacional Shqiptar me shtetin amë ka rezultuar me një super lajm nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqiprisë, Gent Cakaj i cili përmes një postimi në facebook ka njoftuar që Qeveria e Republikës së Shqipërisë merrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës .


Ky është postimi i plotë i z.Cakaj:
“Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti”
Vlenë të theksohet se KNSH-së i ishin zvogluar tejmase financat nga ana e Qeverisë së Serbisë pas bojkotimit të regjistrimit të fundit të popullsisë nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, andaj financimi nga ana e Qeverisë së Shqipërisë do të ndikojë në arritjen e rezultateve edhe më të mëdha të këti organi vital të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo është hera e parë që një qeveri shqiptare merr përsipër përkujdesjen për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe institucionet e tyre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch