Home » APN, Lajme » APN kandidon për deputet Argjend Bajramin, e injoron zavendëskryetarin Armend Aliun

APN kandidon për deputet Argjend Bajramin, e injoron zavendëskryetarin Armend Aliun

Kryesia e Alternativës për Ndryshim (Pa degën e Bujanocit dhe Medvegjës), ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka kandiduar Argjend Bajramin dhe Dëshira Kamberin për kandidat për deputet. Kandidati Armend Aliu i cili është edhe zavendëskryetar i APN-së dhe themelues i këti subjekti politik si dhe kandidati tjetër Kenan Kamberi anëtar i kryesisë u injoruan në këtë garë.

Në komunikatën e Kryesisë së Alternativës për Ndryshim thuhet:

Kryesia e Alternativës për Ndryshim sonte janë takuar në mbledhjen e radhës.

Pikat që u diskutuan ishin gjendja Covid 19 në komunën e Preshevës dhe zgjedhja e kandidatit për deputet nga ana e APN-së.

Në pikën e parë rreth pandemisë Covid 19, në analizën e detajizuar nga ana e anëtarëve të kryesisë, njëzëri ishin dakord se pushteti lokal i APN-së dhe LRPDSH-së meriton lavdrata rreth menaxhimit të kësaj situata 2 muajt e fundit, si dhe si konkluzion u nxorr që ende nuk e kemi përfunduar pandeminë dhe masat ende duhen të rrespektohen në komunën e Preshevës.

Pikë e dytë e diskutimit ishte zgjedhja e kandidatit për deputet nga ana e Alternativës për Ndryshim. Pas konkursit intern pas 3 kandidaturave para gjendjes së jashtëzakonshme që është mbajtur në kryesinë e partisë, në mbledhjen e sontme në mungesë të dy kandidatëve të tjerë, me shumicë votash Argjend Bajrami dhe Dëshira Kamberi janë votuar si kandidatët nga ana e Alternativës për Ndryshim për deputet në listën e përbashkët Alternativa Demokratike Shqiptare.

Urime Alternativës për Ndryshim dhe gjithë qytetarëve për zgjedhjet në parlamentin e Serbise duke shpresuar që misionin dhe programin tonë politik ta përmbush deputeti ynë duke kontribuar në mbështetjen e misionit tonë edhe në parlamentin serb.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch