Home » APN, Lajme, Vendore » Apn kërkon kthimin e mandatit të këshilltares

Apn kërkon kthimin e mandatit të këshilltares


Alternativa për Ndryshime sot publikoi komunikatën e radhës pas largimit të këshilltares Fetanete Mehmeti nga radhët e kësaj partie. Në komunikat ndër të tjera kërkohet kthimi i mandatit të këshilltares Mehmeti pasi që sipas APN-së, këshilltarja Mehmeti ka rënë pre e pazarllëqeve për të rrëzuar pushtetin lokal.
„Prandaj ri-theksojmë se këshilltarja Fetanete Mehmedi është influencuar nga propagandat dhe premtimet e tjera politike nga klika e stërvjetëruar politike, ndërkaq ftojmë që postin e këshilltares të dorëzoj sa më parë për të mundësuar vazhdimin e punimeve në pushtetin komunal ashtu siç janë paraparë nga zgjedhjet e fundit ku sovrani i këtij vendi ka vendosur për mandatin katërvjeçarë të këtij pushteti“ thuhet më tutje në komunikat.
Mirëpo, në mesin e këshilltarëve nënshkrues të kësaj komunikate ishte edhe ish këshilltarja e PDSH-së, Almina Iljazi e cila në mandatin e kaluar (2016) kishte kaluar në radhët e APN-së, e që nga strukturat e APN-së ishte përshëndetur ky kalim duke e karakterizuar si “ e drejtë demokratike dhe e lirë e këshilltares“. Gjithashtu, edhe kalimi i këshilltarit të LPD-së në Kuvendin Komunal te Bujanocit, Shpend Xhelili në radhët e APN-së, gjithashtu ishte përshëndetur dhe ishte paraqitur si e drejtë e mendimit ndryshe dhe gjithashtu ishte paralajmëruar se së shpejti do të rrëzohet edhe pushteti në Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch