Home » APN, Lajme, Vendore » APN: Njoftim për opinion

APN: Njoftim për opinion

ALTERNATIVA në ditët e kaluara në takimet intensive me strukturat e saj, filluar nga Kryesia e përgjithshme dhe deri tek kryesitë e nëndegëve, ka analizuar thellësisht ngjarjet e fundit politike dhe ka nxerur këtë konkluzion:
Prishja e koalicionit tonë me PVD-në nga ana e PVD-së pa asnjë arsye objektive dhe hyrja e PVD-së në ,,koalicion” me një grup fragjil të PDSH-së, vetëm për interesa të ngushta, ka sjell komunën e Preshevës në një situatë të stagnimit të zhvillimeve në përgjithësi, të nisura nga ALTERNATIVA, prej nga marrja e pushtetit në 2016 e deri në mars 2017. Gjithashtu ka dëmtuar rëndë stabilitetin politik dhe në veçanti atë ekonomik, gjë e cila ka çuar në shpërngulje masive të qytetarëve tanë në 3 muajt e fundit.
Për këtë, FAJTOR kryesor janë PVD, PDSH, BDL dhe UDSH dhe udhëheqësit e tyre të stërvjetëruar dhe të dalur nga çdo kontekst aktual politik, zhvillimor dhe global.
Mosmbajtja e seancës së fundit dhe paraqitja e qart publike e koalicionit PVD, PDSH, BDL dhe UDSH të shpërbërë e të coptuar, bënë të qartë se koha e këtyre partive definitivisht ka kaluar dhe që nuk meritojnë më as pushtet e as votë në të ardhmën.
ALTERNATIVA ka patur qëllimin kryesor si opozit që ky pushtet lokal dhe ky koalicion i brishtë të bjerë nga qeverisja, përshkak se është një pushtet me përplot kukulla dhe interese të personave të caktuar në prapaskenë dhe dëmton interesin e qytetarëve tanë dhe substancën tonë kombëtare shqipëtare.
Ky qëllim u arrit!!
Kuvendi nuk ka kuorum dhe ky ngërç politik përfundon me 24.08.2017 ku pastaj hynë masat e përkohshme para shpalljes së zgjedhjeve.
Mundësia e shkarkimit të kryetares së tanishme të komunës së Preshevës ekziston dhe të gjitha parakushtet për të siguruar numrin e mjaftueshëm të këshilltarëve të kuvendit komunal për të iniciuar një proces shkarkimi të kryetares si dhe për të votuar atë ekzistojnë. ALTERNATIVA ka marrë vendim që mos të merr pjesë në një seancë eventuale për shkarkimin e kryetares dhe një pushteti lokal tanimë të dështuar si dhe të destinuar për largim për shkak të mungesës së shumicës në Kuvend.
Arsyet janë që ne duam të kalojmë në një qetësi politike, pa krijuar edhe njeher atë të cilën PVD në mars të këtij viti ka bërë dhe që tani shohim që shperngulja dhe dëshpërimi politik vetëm që po rritet, e sidomos duke patur parasysh ardhjen e bashkëvendasve tanë nga mërgimi, ku nuk duam të i ngarkojmë edhe më shumë me këto manovrime politike.
Gjithashtu duam të i japim hapësirë pushtetit lokal, qe edhe pse koalicion më nuk ka, këta për këto dy muaj të fillojnë ato punë të cilët ne i kemi kontraktuar më herët dhe të cilët PVD i ka bllokuar për interesa të ngushta të tyre. Gjithashtu edhe me rëndësi është, që ne nuk duam të dobesojmë rolin e gruas ne Preshevë e sidomos në politikë, nëpërmjet të një shkarkimi eventual.
Më në fund, ALTERNATIVA nuk do mar pjese, ashtu si në të kaluarën, në çfarëdo qoftë ,,pazari” te propozuar nga PVD apo PDSH për ndonje koalicion të tashëm për mos shkuarje në zgjedhje apo edhe para apo paszgjedhor. Ne duam zgjedhje të reja dhe me këtë edhe “TIMONIN” e asgjë tjetër. Koha ka ardhur per qytetarët të vendosin mbi kushtëzimet me lidhjet familjare, shantazhimet, mashtrimet, manipulimet, lokalizmët, premtimet apo edhe gënjeshtrat. Koha ka ardhur për të vendosur jo me pazare por me parime.
Në këtë kontekst, ALTERNATIVA ka qenë stabile me strukturën e saj filluar nga kryesia,këshilli qendror, kryesitë e nëndegëve dhe sidomos këshilltarët komunal dhe kështu edhe do të vazhdojë të jetë.
Njëkohësisht të gjith mbështetësit e Alternativës i falënderojmë për mbështetjen dhe besimin duke i siguruar se NDRYSHIMI NUK NDALET

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch