Home » Lajme, Ndërkombëtare » Apostolova tregon për hapat që duhet të bëjë Kosova për vizat

Apostolova tregon për hapat që duhet të bëjë Kosova për vizat

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e ka quajtur shkelje të ligjit dëbimit e shtetasve turq.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka prezantuar Raportin e Progresit, i cili thotë se Kosova duhet të bëjë më shumë punë në mënyrë që të përafrohet me BE-në.

Raporti vlerëson se Kosova ka shënuar pak progres në disa fusha, si në ekonomi, ndërsa theksohet se në Kosovë nuk është bërë asnjë progres në arsim, mjedis dhe ndryshime klimatike.

“Liberalizimi i vizave ka pasur një sukses të madh me aprovimin e çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ka qenë njëra prej dy kritereve të fundit. Aktualisht jemi duke shikuar zbatimin drejt regjimit të liberalizimit të vizave, kjo është përmbajtja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës lidhur me ‘track record’. Javën e ardhshme do të kemi disa ekspertë të Brukselit, të cilët do të bëjnë vlerësimin e fundit. Sapo të realizohet vlerësimi dhe komisioni të bindet se ky ‘track record’ është i mjaftueshëm, atëherë do t’iu propozojë shteteve anëtare që të marrin këto vendime. Pra, tek kjo pyetje, nëse 2018-ta do të jetë viti i liberalizimit, kjo varet nga Kosova se çka do të bëjë Kosova gjatë javëve në vijim, së dyti varet nga shtetet anëtare, sepse vendimi përfundimtar e marrin shtetet anëtare shumica e kualifikuar, që do të thotë dy të tretat, pra mendoj që kështu qëndron puna sa i përket regjimit pa viza”, theksoi ajo.

Ajo tha se ka pritur një raport më pozitiv, deri sa theksoi se Raporti i Progresit për vitin 2018 tregon problemet e pa zgjidhura dhe rekomandimet, të cilat duhet të plotësohen nga Kosova.

Shefja e Zyrës së BE-së foli edhe për rastin e hyrjes ilegale dhe arrestimit të Marko Gjuriqit. “Incidentin me Marko Gjuriqin nuk do ta cilësoja nëse ka qenë provokim. Do të them që ishte një incident shumë i pafat që ka ndodhur 3 ditë pas dialogut të nivelit të lartë pas një kohe të gjatë. Pra me të vërtetë ishte shumë fatkeq dhe BE-ja ka reaguar dhe kemi dënuar veprimet, të cilat janë kundër të drejtave të njeriut në Kosovë dhe kemi shprehur dëshirën për të gjitha këto të diskutohen me anë të dialogut”, theksoi Apostolova.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e ka quajtur shkelje të ligjit dëbimit e shtetasve turq.

Sipas saj, shkelja është bërë sidomos për mënyrën se si janë transportuar ata. Kjo sipas Apostolovës është theksuar edhe në Raportin e Progresit.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch