Problemi u shfaq kur njerëzit përditësuan telefonat e tyre në versionin 11.1 të sistemit operativ iOS.
Apple ka adresuar problemet që shkaktonin gabime te disa iPhone sa i përket shkronjës “i” që në auto-korrekt u bënte “A” ose “?”.
Problemi u shfaq kur njerëzit përditësuan telefonat e tyre në versionin 11.1 të sistemit operativ iOS.
Në një postim në Twitter, Apple ka thënë se ‘njerëzit mund ta rregullojnë problemin duke instaluar versionin e ri të softuerit’. Përditësimi po ashtu rregullon edhe problemet me Sirin.
Kompania nuk ka bërë të ditur se çfarë e kishte shkaktuar këtë problem.