Home » Lajme, Vendore » Aprovohen raportet e punës dhe ato financiare të Moravicës, Qendërs për Punë Sociale dhe SH.K Abdulla Krashnica në Preshevë

Aprovohen raportet e punës dhe ato financiare të Moravicës, Qendërs për Punë Sociale dhe SH.K Abdulla Krashnica në Preshevë

Këshilli Komunal në Preshevë mbajti sot mbledhjen e tretë të rregullt me shqyrtimin dhe miratimin e tri raporteve të tri institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal të qendrës për Punë Sociale, NP Moravica dhe të SH.K Abdulla Krashnica në Preshevë . raportet në fjalë  janë miratuar në mënyrë korrekte ka theksuar kështu kryetari i Komunës Ragmi Mustafa

Anëtarë të këshillit komunal së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës së Preshevës shqyrtuan sot tri raportet e punës të vitit 2013 dhe planit financiar për vitin 2014 të tri institucioneve ku themelues është pushtetit lokal.  Kjo ishte mbledhja e tretë e radhës që u miratuan raportet e tri institucioneve të Qendrës për punës Sociale, ndërmarrjes Publike Moravica dhe të  Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Sipas kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa edhe këto tri raporte u miratuan në mënyrë korrekte dhe me debate nga ana e këshilltarëve komunal. E gjimnazi Skënderbeu në Preshevë tek pika e kërkesave  kishte  parashtruar një kërkesë drejtuar këtij organi komunal. Sipas zoti Mustafa mbledhjet e këshillit komunal do të vazhdojnë edhe më tutje me  institucionet tjera të mbetura për t’i adresuar pastaj për shqyrtim edhe në Kuvendin Komunal të Preshevës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch