Home » Lajme, Ndërkombëtare, Rajonale » Arbër Bullakaj siguron një ulëse në Parlamentin e Willit

Arbër Bullakaj siguron një ulëse në Parlamentin e Willit

Arbër Bullakaj është zgjedhur këshilltar në Asamblenë e Willit në rundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në këtë qytet të St. Gallenit.

Votat për kandidatin e PS-së, Dario Sulzer, i siguruan jo vetëm atij një vend në Stadrat, por edhe shqiptarit Arbër Bullakajt një ulëse në Parlamentin e qytetit Will të St.Gallenit.

Politikani me prejardhje nga Kosova tha se do të angazhohet për të avancuar pozitën e komunitetit shqiptar, shkruan Albi Info.

Arber Bullakaj, 26-vjeçar, nga Prizreni, jeton në qytetin e Willit që nga mosha 9-vjeçare. Ai ka të kryer shkollën ekonomike. Aktualisht vepron dhe jeton në po të njëjtin qytet së bashku me familje./Indeksonline/

One Response

  1. libri thotë:

    Arbër Bullakaj rrjedhe pre nje familje patriotike,i lindur ne Sellograzhde te Therandes, dhe i edukuar ne frymen e stergjyshit te tije Ded Shabanit i njoftur per qendresen Shqiptare. Une i gezohem fitores se keti te djaloshi, por shpresoj se nuk do te harroj nga ka ardhur. Arbër Bullakaj suksese dhe te prifte zoti te mbaren.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch