Home » Lajme, Vendore » ARDITA SINANI: NDALESA E VIZITËS SË MINISTRAVE TË KOSOVËS DËSHMON SE LUGINA ËSHTË PJESË E KONTESTIT KOSOVË-SERBI DHE SE DUHET TË JETË PJESË E DIALOGUT NË BRUKSEL

ARDITA SINANI: NDALESA E VIZITËS SË MINISTRAVE TË KOSOVËS DËSHMON SE LUGINA ËSHTË PJESË E KONTESTIT KOSOVË-SERBI DHE SE DUHET TË JETË PJESË E DIALOGUT NË BRUKSEL

“Përderisa po bënim përgatitjet e fundit organizative për mirëpritjen e vizitës së Ministrave të Republikës së Kosovës:

– z.Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;

– znj.Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;- z.Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

– z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
morëm njoftimin se kjo vizitë u refuzua nga autoritetet e Republikës së Serbisë, edhe pse kërkesa nga ana e tyre ishte bërë në përputhje me marrëveshjen në Bruksel.

Ky refuzim dëshmon se Lugina e Preshevës është pjesë e kontestit Kosovë-Serbi dhe se duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.

Përveç se Serbia nuk ia lejon shqiptarëve përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare dhe një varg të drejtash tjera që i gëzojnë pakicat kudo në botë, sot Beogradi po shpërfaq se i pengon çfarëdo komunikimi dhe ndihme nga Qeveria e Kosovës.

Shpreh falenderimin tim të përzemër për ministrat Aliu, Nagavci, Murati e Çeku që zgjodhën Festën e Flamurit për të qenë pranë Luginës së Preshevës.

Rasti i sotëm duhet të jetë këmbanë për autoritetet më të larta ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ndaj çështjes së Luginës së Preshevës.” Është shprehur kryetarja e Preshevës znj. Sinani

P.S: Foto për bilbordat e planifikuara për vizitën

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress