Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani takoi një delegacion arsimor nga Gjirokastra

Ardita Sinani takoi një delegacion arsimor nga Gjirokastra

Kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani priti një grup drejtorësh dhe mësues të shkollave të mesme nga rrethi i Gjirokastrës, të shoqëruar nga një grup i nxënësish.
Ky grup udhëhiqej nga drejtoresha e zyrës arsimore për qytetin e Permetit znj.Alma Hoxha dhe nëndrejtori i qarkut të Gjirokastrës.
Delegacioni i rrethit të Gjirokastrës gjatë qëndrimit në Preshevë përveç takimit me kryetaren Sinani vizituan edhe shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” dhe gjimnazin “Skenderbeu” ku u njohën me punën dhe praktikat mësimore në vendin tonë.
Kryetarja Sinani njoftoi musafirët me problematikat me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptar në raport me Ministrinë e Arsimit, kryesisht për sigurimin e teksteve, planeve dhe programeve mësimore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch