Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani zgjidhet kryetare e parë femër në krye të Komunës së Preshevës ndërsa Sami Salihu kryetarë i Kuvendit Komunal

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e parë femër në krye të Komunës së Preshevës ndërsa Sami Salihu kryetarë i Kuvendit Komunal

ArditaPas 8 muaj bashkëqeverisje Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit dhe Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit , i kanë dhënë fund partneritet të qeverisjes në Preshevë. Sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të PVD, Nadër Sadiku, kryetari i mëparshëm nuk ka respektuar partnerin e koalicionin duke bërë veprime të njëanshme, e duke shkelur parimet e marrëveshjes së koalicionit, me tendencën e blerjes së këshilltarëve . Ai ka potencuar edhe mungesën e kuadrove të pakualifikuar nga radhët e APN, por dhe qasjen e ish kryetarit Arifi në raport me politikën e përgjithshme të Luginës. Ndërkaq shkarkimin e kryetarit Shqiprim Arifi e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e subjekteve tjera politike.

Nader SadikuNdërkaq në seancën e sotme të kuvendit komunal me shumicë votash për kryetare të komunës është votuar Ardita Sinani. Kryetarja Sinani do të jetë femra e parë në Luginë të Preshevës që do të udhëheq një komunë në këtë rajon.

Ajo në fjalimin e saj para kuvendarëve të asamblesë komunale ka thënë se do të jetë në shërbim të qytetarëve për ti çuar proceset përpara për një jetë më të mirë dhe me perspektivë.

Përbërja e re e udhëheqjes së Preshevës është me figura të reja politike, ku posti i kryetarit të kuvendit iu është besuar të riut Sami Salihut.

Sami SalihuPas zgjedhjeve lokale në Presheve koalicioni për udhëheqjen e kësaj komune ishte bërë në mes Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit me 11 këshilltarë dhe 10 të Partisë për Veprim Demokratik të Riza Halimit, duke krijuar shumicën në kuvend prej 38 këshilltarëve, sa numëron asambleja komunale në Preshevë. Por që në muajt e parë ishin shfaqur probleme në bashkëqeverisje, pasi ish kryetari Arifi kishte premtuar menjëherë hapjen e  disa fabrikave të cilat nuk u realizuan as për gjatë 8 muajve. Qeverisja e re në Preshevë  është krijuar në mes partisë për veprim demokratik të Riza Halimit, grupi të këshilltarëve të Partisë Demoratike Shqiptare , Bashkimit Demokratik të Luginës dhe Unionit Demoratik Shqiptarë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch