Home » Sport » Argjentina dështon edhe me Bolivinë

Argjentina dështon edhe me Bolivinë

Ndeshja me Bolivinë u quajt nga të gjithë si momenti i rilindjes së Argjentinës. Por jo gjithcka shkoi ashtu sic ishte parashikuar. Kombëtarja “selecion”, nuk ka marrë dot më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj miqëve në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014 të Amerikës Latine.

Barazimi 1-1 me Bolivinë, më shumë për faj të gabimeve të Argjentinës dhe momentit “jo” të Mesit me kombëtaren e tij, tregoi edhe njëherë vështirësitë që po kalon Mesi & Co, që pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Amerikës Latine.

Ishin bolivianët që kaluan të parët në avantazh. 16 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Marcel Loreno ndëshkon vendasit. 4 minuta më vonë Laveci shpëton “çelestët” nga një tjetër humbje e turpshme, pasi minutat në vazhdim treguan paaftësinë e yjeve të Argjentinës përballë kundërshtarëve.

Momenti i keq, vuloset në momentin kur Lionel Mesi, përballë me portierin mik, godet në mënyrë të pasaktë, duke humbur një rast, që ai rrallëherë humbet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch