Home » Sport » Argjentina kalon mes drithërimave

Argjentina kalon mes drithërimave

Di MariaLionel Messi bën sërish që Argjentina të kualifikohet për më tej, në çerekfinalet e Botërorit të Brazilit, teksa këtë herë nuk ka shënuar, por ka “tërhequr zvarrë” ekipin dhe ka dhënë një asist për Di Maria-n, i cili nga brenda zonës së rreptësisë, ka lëshuar një diagonale me të majtën dhe ka mposhtur portierin Benaglio. 

Barazimi pa gola gjatë 90 minutave të kohës së rregullt, bëri që ndeshja mes Argjentinës dhe Zvicrës të kërkojë edhe 30 minuta shtesë. Përfaqësuesja helvete, ku bëjnë pjesë dhe 5 shqiptarët e natyralizuar zviceranë, kanë frenuar mjaft mirë Lionel Messi-n, i cili në asnjë moment gjatë pjesës së parë nuk arriti të rrezikonte portën e Zvicrës.

Rastin më të mirë e kishte Granit Xhaka, por gjuatja e tij u grushtua nga portieri Romero. Në pjesën e dytë argjentinasit e dominuan lojën, por nuk arritën të shënonin golin, i cili do t’i kualifikonte për në çerekfinale pa pasur nevojën e shtesave.
E megjithatë, vlen për t’u përmendur një rast thuajse i sigurt për gol nga ana e zviceranëve, të cilët në minutën e 121-të (shtesë e shtesave) patën rastin e artë me anë të Xhemailit për të barazuar rezultatin, pas topit të krosuar nga Shaqiri për te mesfushori i Napolit, por topi u ndal nga shtylla.

Minutat e fundit kanë qenë tepër drithëruese për argjentinasit, pasi zviceranët nuk u dorëzuan deri në fund, por edhe rasti i goditjes qendrore të dënimit, vetëm pak jashtë zonës së 16-shes, nuk mundi të çajë murin mbrojtës të amerikano-jugorëve.

Argjentina do të ndeshet në raundin tjetër me fituesin e ndeshjes Belgjikë – SHBA.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch