Home » Lajme » Argjentina mposhtë Kosta Rikën, drejt finales

Argjentina mposhtë Kosta Rikën, drejt finales

Stadiumi i stërmbushur në Cordoba ka kënduar në kor emrin e idhullit të tyre, Lionel Messi, që është zgjuar me kohë për të udhëhequr Argjentinën drejt çerekfinales së Copa America. 

Argjentina ka fituar 3:0 ndaj Costa Ricës, e Messi nuk ka shënuar asnjë gol, por ka asistuar dy herë në paraqitjen e tij më të mirë në kampionat.

I shumë-kërkuari Sergio Aguero, që ka startuar në vend të Tevez, ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e fundit të pjesës së parë. 8 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Aguero ka shënuar edhe njëherë pas një asistimi të Messi.

Lojtari më i mirë në botë heshti kritikët, duke asistuar në mënyrë të mrekullueshme për Angel di Maria, që shënoi golin përfundimtar të ndeshjes. Higuain ka huqur disa pasime të mira të Messi, duke mos shënuar.

Pas kësaj fitoreje Argjentina kalon në çerekfinale ku do të luajë me vendin e parë të Grupit C, që mund të jenë Peru ose Kili. /indeksonline/

I feel that any exposure http://www.writemyessay4me.org/ gained in a year-long finance class, from knowing the vast amount of financial vocabulary to being able to balance a checkbook, empowers young adults and leads to them creating and living successful lives

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch