Home » Lajme, Opinione » Argumentimi dhe diskutimi politik

Argumentimi dhe diskutimi politik

Ali Hertica1Aktorët politikë mund të marrin pjesë edhe në një këmbim të hapur dhe të diskutohet rreth mendimeve të hapura dhe të ndershëme.Kjo vlen për liderët kosovrë dhe politikat e tyre të dy llojeve të përditëshme dhe krijuese në sferën e rrafshit të diskutimeve demokratike.Këtu duhet të flitet për rastet ku mendohet  për një çështje,ku formohet një mendim për tu parashtruar të tjerëve dhe përpiqesh që t’i bindësh se pikëpamja e jote ka diçka në vetvete duke u bazuar në formë të diskutimit dhe paraqitjes së argumetit të bazuar në fakte politike,por edhe njëkohësisht të dëgjosh edhe ato pikëpamje të të tjerëve se çka thonë,me qëllim që në qoftëse argumentet e tyre janë më të mira ku mund të shëndërrohen në mendime apo replika.

 

Kjo është një mënyrë e sjelljes që lidhet me politikën individuale dhe partiake ku ti-ajo gjendeni në atë vend.Është e zakonshme të dëgjosh ,dhe lehtë të besosh se politika ka pak të bëjë ose aspak,me diskutimin e qetë dhe serioz.Mirëpo këtu,më tepër se kudo duhet të rrish syhapur për të dalluar realitetin nga të thënat dhe përftyrimet për të.Demokracia nuk është vetëm votim   dhe  tërheqje litarësh,ajo është gjithashtu një sistem që e bën debatin  një dukuri të përditshme.Debati zhvillohet ngadalë ku pjesëmarrësit nuk dallohen  gjithmonë të njejtë për retorikë dhe aftësi analitike,është e pamundur dhe e besuar për të qënë nga një hërë i përmbajtur në pyetje,pasi mendon kështu apo ashtu…në idetë tua..apo të tjetrit.

 

Politikanët demokratikë e ata kosovarë duhet t’i arsyetojnë gjithmonë pikëpamjet e tyre politike me argumente të bazuar në alternativën politike dhe partiake se çfaër vizioni ka…

 

Për më tepër ,ekziston një formë këmbimesh të mendimeve të hapura dhe të ndershëme,ku debatet politike dhe filozofike të vizioneve janë pjesë e politikës dhe lënë gjurmë në mënyrën e të  menduarit  në debatatin politik.

 

Kur ke njohuri mbi mendimet politike,krijohet më mirë argumeti që përdoret në politikë,veçanëarisht argumentet që përdoren  për problemet e mendimeve politike dhe kushtetuese.Problemet kushtetuese tërhiqin vëmendjen e mendimtarëve politikë dhe të gjithë sovranit sepse  është çështje e ndijeshme në idetë liberale.Këtu pyesin se çfarë forme qeverisje dhe çfarë rregullash duhet për të krijuar drejtësia  që të jetë e qëndrushme për të qënë mirëqenje për shoqërinë sociale.Ato mirren me vartësinë e politikës së institucioneve dhe mundësitë njerëzore për t,i zhvilluar aftësitë e tyre sa më mirë të politikës, për frymëzime të ideve dhe  mendimeve politike.

 

Në veprimtarinë politike ka shumëllojshmëri të mëdha historike  dhe gjeografike ku institucionet marrin forma të ndryshme dhe politika ka përmbajtje të ndryshme ku duhet të dihet se kush e shkakton ndryshimin ku duhet të përgjigjet,por në fillim duhet kërkuar shkaqet,kur mësohen idetë politike dhe  formën e tyre të drejtë,ku njeriu mëson gjithashtu t’i njohë ato vlera kur duken politikanët e vërtetë.

Ali Hertica

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch