Home » Lajme, Vendore » Arife Sadiku pa paragjykime vijon mësimin në Sh.M.T Presheva drejtimi i mjekësisë

Arife Sadiku pa paragjykime vijon mësimin në Sh.M.T Presheva drejtimi i mjekësisë

Arife  Sadiku  nxënëse e vitit të katërt në SH.M.T drejtimi i mjekësisë nuk ndjehet e diskriminuar dhe nuk ka paragjykime për të,pasi ka   ka pak muaj që ka ajo ka vendosur mbulesë. Drejtori i kësaj shkolle vlerësoi  lartë përkushtimin e saj në mësim, dhe pretendimet  që ajo ka për një të ardhme të mirë,pavarësisht mbulesës që ka.

Arife  Sadiku nxënëse e vitit të katërt në Shkollën e Mesme Teknike Presheva  drejtimi I mjekësisë,ka pak muaj që ka vendosur  të jetë një vajzë me mbulesë. Ajo  me përkrahjen e rrethit ku jeton ndjehet e lumtur që ka realizuar dëshirën e saj që kishte qysh nga fëmijëria,që një ditë të kryej këtë obligimin fetar.

Për shoqet e saja, Arifja do të mbetet një vajzë unike dhe shembull për të gjithë vajzat e kësaj shkolle.

Arifja  edhe më tej vazhdon dëshirën e saj për shkollë, e qetë dhe me planet e saj për të ardhmen ajo mendon të jetë  një studente e sukseshme në fakultetin që do të zgjedhë.

Drejtori I Sh.M.Teknike Presehva në Preshevë  Telat Arifi,përkrahë vendimin e Arifes që tani më ajo ka marrë. Ai  vlerësoi  lartë përkushtimin e saj në mësim, dhe pretendimet  që ajo ka për një të ardhme të mirë.

Për Arifen mbulesa për këtë besim është respekt ndaj zotit,është titull nderi për të gjithë ato vajza që vendosin të jetojnë të veshura në këtë mënyrë.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch