Home » Lajme, Vendore » Arifi: qeverisja e re lokale në Bujanoc është krijuar pa kurrfarë presioni nga anash për dallim nga vitet e kaluara

Arifi: qeverisja e re lokale në Bujanoc është krijuar pa kurrfarë presioni nga anash për dallim nga vitet e kaluara

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një intervistë për “Jug Press” ka thënë se qeverisja e re lokale në Bujanoc e përbërë nga Partia Demokratike, grupi i qytetarëve “Stojanca Arsiq” dhe koalicioni rreth Partisë Demokratike është krijuar pa kurrfarë presioni nga anash për dallim nga vitet e kaluara dhe se bëhet fjalë për “marrëveshje ndërmjet fqinjëve, shqiptarë dhe serb”. “Është më mirë të ulesh dhe të merresh vesh me fqiun se sa të vijnë ndërmjetësues dhe të bëjnë presion në këtë drejtim. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare mundet vetëm se të ndihmojë, po edhe qeveria e Serbisë dhe të gjithë donatorët që janë deri tani aktiv. Kjo është e vetmja mënyrë që qytetarët e komunës së Bujanocit të shohin se ne mundemi të punojmë dhe jetojmë” ka thënë Arifi. Ai ka thënë se për qeverisjen multietnike në Bujanoc ka qenë dakord edhe deputeti popullor Riza Halimi. Arifi ka thënë se koalicioni në Bujanoc ende është i hapur për partitë tjera që kanë këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Bujanocit dhe se partia e tij ka që ka më së shumti këshilltarë tri herë i ka ftuar të gjithë ata para se të formohet ky koalicion qeverisës dhe asnjëri nuk e ka pranuar ftesën. “Qëllimi i përbashkët i partive politike që kanë hyrë në këtë koalicion është që të japim përkrahjen e plotë për zhvillimin e komunës së Bujanocit. Normal se ka probleme, politike dhe të sigurisë, mirëpo ne do të japim kontributin tonë që situata të jetë e qetë dhe stabile në Komunën e Bujanocit” ka thënë Arifi. /A.B./

One Response

  1. rexhep thotë:

    Eselamu alejkum
    Po pse bre burrë, kusht të ka bërë trysni në t’kaluarën ?a nuk vlejti ajo trysni tash a ? kush t’bëri atë botë trysni ? duhet dhënë përgjigje popullit për trysnitë në t’kaluarën. Hajr inshaAllah.

    selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch