Home » Lajme » Arlind Ajeti, talenti i ri i Baselit

Arlind Ajeti, talenti i ri i Baselit

Pas Beg Feratit, Xherdan Shaqirit dhe vëllezërve Xhaka, ekipi i Baselit për stinorin e ri duket se është duke e përgatitur për shpërthim edhe një talent të ri shqiptar.

Fjala është për Arlind Ajetin, të cilin stafi teknik i trajnerëve e ka avancuar nga ekipi U-21 në formacionin e parë, duke i ofruar kontratë profesionale dyvjeçare, raporton agjencia Ina.

Futbollisti 17-vjeçar luan në rolin e mbrojtësit dhe pritet që ai të shtojë konkurrencën në ekipin kampion të Zvicrës, kurse shumë lehtë ai mund të fitojë vendin e Feratit, i cili tashmë i është bashkuar ekipit Freiburg në Bunesligën gjermane. Ajeti deri më tani ka luajtur me U-15, U-17 dhe tani është anëtar i përfaqësueses U-19 të Zvicrës.

 

Hasan Hasani

Children need to http://www.topspyingapps.com/ embrace their individuality and uniqueness

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch