Home » Histori, Lajme » Arnautët e Tunisit (Tunizi )

Arnautët e Tunisit (Tunizi )

Williams shkrunate “Shqipëria nxirrte pothuaj ushtarët më trima në Europë. Malësorët Shqiptarë të lartë, të fortë e të pafrikshëm, përbënin gardën e Sulltanit. Mirditasit dhe malësorët përgjithësisht viheshin në pjesët më me rëndësi të ushtrive turke. Shumë prej tyre morën lavdërime dhe pozita të larta si në ushtri ashtu edhe në administratë. Edhe në ditët e Romës pat qenë ideja për ta bërë Shqipërinë një fole për rritje dhe nxjerrje luftëtarësh, por Turqit e përmbushën këtë ide. Duhet shënuar se po të ishte Shqipëria e përparuar, e edukuar dhe e lumtur, nuk do t’i jepte ushtarë Turqisë. Për këtë arsye padituria, veçimi i saj nga bota e përparuar dhe varfëria u zgjodhën prej turqve si vegla për të mbajtur nën thembër këtë popull trim.”

Po ç`deshën shqiptarët në Tunis ?

Historia e “arnautëve “ të Tunisit shpalosë shumë episode të rëndësishme që nga koha kur Perandoria osmane  shtrihej edhe në brigjet  jugore të Detit Mesdhe.
Mamelukët ishin anëtarët e milicisë së formuar nga skllevërit që i shërbenin  Bejlerëve të Tunisit.  Në grupin e mamelukëve ishin edhe shqiptarët.
Por  sikur të studioheshin arkivat e Tunisit ( Tunizi ) edhe  ato të Francës për periudhën e shekullit 18-të do të shohim se dega tunisiane e arnautëve ishe shumë e madhe (association-albania.com )

Cilët ishin mamelukët ? Sistemi mameluk si dhe ai jeniçerë tek Osmanet e lejonte ngritjen e skllavëve ( të gjithë me origjinë të krishterë ) në poste të larta ushtarake apo publike por brenda islamit ototoman. Mamelukët ishin fëmijët e robëruar në vendet jo muslimane të cilët  zgjidheshin  dhe formoheshin  larg vendlindjes. Edukoheshin në bazën e forte fetare ,  ( shpëlarje totale nga e kaluara dhe vendi i origjinës)  dhe shërbeni aty ku i nevojiteshin perandorisë .

Të parët shqiptar me origjinë nga tokat shqiptare t`ardhur në Tunis   ishin të shek 18-të. Ne nuk kemi njohuri se a flisnin turqisht  apo shqip por për origjinën  e tyre jemi të sigurt sepse quheshin arnaut.
Në fillim mamelukët shqiptar  në Tunis shërbenin si roje -trupi  e pasta u futen edhe në qarqet bejlere.Ata jetonin zakonisht afër pallatit të Medines- ( qendra e qytetit) .Edhe sot njihet rruga “ El Arnaut”
Dëshmi të prezencës së madhe të shqiptarëve në Tunis – shkruan Karim LARNAOUT ( France  ) janë edhe varrezat e Gjallazit – në hyrje të Tunisit
( Tunizi ) Arkivat e Tunisit  i kanë edhe certifikatat e gjendjes civile të shqiptarëve të lindur dhe vdekur atje.

“Kur kam folur për robërinë e Shqiptarëve nën Turqi, nuk kam patur në mendje mizori, tortura, vrasje dhe therje. Këto veprime bien mbi persona të veçuar të cilët vuajnë, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturës, thelbi i tiranisë dhe djallëzia e vrasjes janë në kulmin e tyre kur i drejtohen një grupi dhe shpirtit e jetës së një shteti. Duket si e pamundur që një qeveri të tregojë haptazi vendimin e vet për të shkatërruar lumtërinë e për të mohuar shpresat dhe dëshirat e një populli nën sundim. Por kjo është historia e tmerrshme e Turqisë në Shqipëri.-shkruante Williams “

Fahri Xharra,12.04.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch