Home » Lajme, Ndërkombëtare » Arrestohen dy kosovarë: dyshohen se po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare

Arrestohen dy kosovarë: dyshohen se po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare

Dy vëllezër të lindur në Kosovë, 28 dhe 31 vjeçarë dyshohen se mund të kenë përgatitur një sulm në Qendrën Tregtare “Centro” në Oberhausen.

policia-gjermanePak pas mesnatës së mbrëmshme, njësitet speciale nga Duisburgu kanë ndaluar dy persona të dyshuar. Dy vëllezër të lindur në Kosovë, 28 dhe 31 vjeçarë dyshohen se mund të kenë përgatitur një sulm në Qendrën Tregtare “Centro” në Oberhausen. Në bazë të një indikacioni  nga burimet e sigurimit policia e ka rrethuar qendrën për ta kontrolluar, shkruan spiegel.de dhe mediat tjera gjermane.

Se deri ku kishin shkruar përgatitjet për sulmin e përmendur ende është lëndë e hetimeve intensive që po zhvillohen, transmeton albinfo.ch. Ato pritet të tregojnë edhe nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.

Policia në Essen qysh rreth orës 18 të mbrëmjes së të enjtes kishte mobilizuar forca shtesë për të siguruar qendrën e përmendur tregtare dhe tregun e krishtlindjes aty afër. Këtë e kishte bërë pas sinjaleve nga shërbimet e sigurimit.

Policët, me uniformë dhe si civilë kanë kontrolluar atë lokacion. Po aty rreth orës 0.45 pas mesnatës ka ndodhur edhe arrestimi.

Dy të dyshuarit po merren në pyetje nga policia në Essen, si qendër e landit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch