Home » Lajme » Arrestohen dy persona për trafikim të njerëzve

Arrestohen dy persona për trafikim të njerëzve

Nëpërmjet një komunikate policia e Vranjës njofton se ka arrestuar dy persona për trafikim të njerëzve, dhe i ka dërguar tek gjykatësi hetues në gjyqin e Vranjës. Bëhet fjalë për Nebojsha P (42) nga fshati Milloçaj në Komunën e Kralevës dhe Afrim K. (45) nga fshati Raincë, komuna e Preshevës. Këta dy persona dyshohen se kanë bë vepër penale për kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim të njerëzve. Dyshohet se Afrim K nga Rainca me 25 maj të këtij viti ka marrë Besim K (36) nga fshati Tërpezë komuna e Gllogocit, Blerim T. (27) dhe Arben P (25) nga Peha dhe në mënyrë ilegale kanë kaluar kufirin Kosovë – Serbi.

Afrim K pasi ka arritë në fshatin Levosojë, Komuna e Bujanocit i ka dorzuar këta persona Nebojsha P. për ti transportuar drejt kufirit për të kaluar në Evropën perëndimore, thuhet në njoftim të policë. Gjykatësi hetues i ka caktuar këtyre të dyshuarve 30 ditë paraburgim, kurse Kosovarëve për shkak të kalimit kufitar në mënyrë ilegale i ka caktuar një afat burgu prej 10 ditëve.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch