Home » Lajme » Arrestohet krimineli serb i luftës Haxhiq

Arrestohet krimineli serb i luftës Haxhiq

Autoritetet serbe kanë arrestuar sot të akuzuarin e fundit për krime lufte në ish-Jugosllavi, Goran Haxhiq. Arrestimi i tij u bë sot në Frushka Gorë.

53 vjeçari, Haxhiq akuzohet për krime kundër njerëzimit, shklelje të ligjit të luftës. Ai akuzohet për kryerjen e krimeve në Kroaci nga qershori i vitit 1991 deri në dhjetor të vitit 1993 ndaj popullsisë kroate dhe joserbe në rajonin e Vukovarit, Slavoninë lindore apo në një të tretën e territorit të Kroacisë.

Haxhiq ishte një nga udhëheqësitë e forcave paramilitare serbe, më pas i graduar për kryetar të Parlamentit serb në Slavoni dhe Baranje. Pas luftërave ai ka jetuar në Vojvodinë, ndërsa në vitin 2004 ishte zhdukur dhe deri tani konsiderohej në arrati, pas lëshimit të fletëarrestit për krime lufte. (INA)

In other words, we need to remember that pbl isn’t just an http://www.writemypaper4me.org/ authentic vehicle to teach literacy, writing, and speaking

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch