Home » Lajme, Ndërkombëtare » Arrihet marreveshja ne Bruksel, çfarë përfshihet në marrëveshje?

Arrihet marreveshja ne Bruksel, çfarë përfshihet në marrëveshje?

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njofton se është arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton Rtklive.

Në postimin e tij në Twitter, Lajçak shkruan se pas dy ditë intenzive të bisedimeve mes dy palëve, ata u pajtuan për zgjidhjen e situatës në veri.

“Falenderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkovic për gatishmërinë e tyre që të negociojnë dhe pajtohen për të mirën e njerëve të tyre”, shkruan Lajçak.

Dy palët u pajtuan në këto tre pika:

  1. Njësitë speciale të policore të vendosur në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen gradualisht së bashku me barrikadat duke filluar nga 2 tetori prej orës 08:00 deri n’orën 16:00. KFOR do të vendoset në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak para fillimit të tërheqjes së njësive speciale dhe do të qëndrojë atje përafërsisht dy javë për të mbajtur ambientin e sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.
  2. Duke filluar nga 4 tetori prej orës 08:00, regjimi me stikera do të aplikohet brenda kornizës së marrëveshjes së dialogut si masë e përkohshme derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje e përhershme.
  3. Grupi Punues i përbërë nga përfaqësuesit e palëve nga BE, Prishtinës dhe Beogradit, në kryesimin e BE-së do të formohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme në çështjen e targave të bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet me 21 tetor në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi Punues do të paraqesë përfundimet e tij për zgjidhjen e përhershme te niveli i lartë i palëve në Dialog.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress