Home » Lajme » Arrihet marrëveshje mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën – Kryeministër: Ramush Haradinaj

Arrihet marrëveshje mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën – Kryeministër: Ramush Haradinaj

Marreveshja LDK AAK NISMALideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar në mes të tre liderëve opozitarë, Isa Mustafës nga LDK, Fatmir Limajt nga Nisma për Kosovën dhe vet atij. Ai ka thënë se në bazë të kësaj marrëveshjeje, “bashkërisht kemi vendosur që unë, Ramush Haradinaj, të jam i nominuari i përbashkët për Kryeministër.

Letra e plotë e Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit ti japin një qeveri të kthimit të shpresës.

Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Ne, bashkërisht kemi vendosur që unë, Ramush Haradinaj, të jam i nominuari i përbashkët për Kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e poashtu edhe Presidenti në harmoni me Kushtetutën.

Nisma do të përfaqësohet me një Zëvendëskryeministër.

Të gjitha përgjegjësit tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend.

Zotohemi t’i vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch