Home » Lajme, Vendore » Arrihet në parim marrëveshja mes shqiptarëve të Luginës dhe Qeverisë së Serbisë

Arrihet në parim marrëveshja mes shqiptarëve të Luginës dhe Qeverisë së Serbisë

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq si president i posazgjedhur i Serbisë, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takime me të gjitha partit parlamentare që janë të përfaqsuara me deputet në parlament. Në orët e pasditës kryetari Vuçiq është takuar veçmas me partit e pakicave, me përfaqsuesit e pakicës hungareze, boshnjake si dhe me ate shqiptare. Përfaqsuesit e Partisë për Veprim Demokratik, e vetmja parti shqiptare e cila arriti të përfaqsohet me deputet në parlamentin republikan gjithashtu u takua me kryetarin e shtetit. Delegacioni shqiptar nga Lugina i përbërë nga Kryetari i PVD-së z.Riza Halimi, deputeti popullor Fatmir Hasani, Kryetarja e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani dhe Kryetari i Bujanocit z. Shaip Kamberi para presidentit serb shpalosën kërkesat e qarta që Qeveria serbe duhet ti plotësoj palës shqiptare nëse llogarit në votën e deputetit shqiptar në parlament. Kërkesat kryesore të Kryetarit të PVD-së Riza Halimit dhe delegacionit nga Lugina ishin që Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të udhëhiqet nga shqiptarët dhe fjalën kryesore në këtë institucion ta kenë shqiptarët e jo siç ishte praktika e deri tashme që ky organ të udhëhiqet nga gjeneral serb, që gjykata e larguar padrejtësisht nga Presheva të rikthehet sa më shpejtë, ti sigurohen të gjitha tekstet nga Shqipëria ose Kosova për nxënësit shqiptar, të mundësohet nostrifikimi i diplomave nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetrore (vetëm për fillim ky numër të jetë rreth 70 të punsuar) si dhe shteti të subvencionoj çdo vend pune në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe mos të pengohen por të përkrahet nga ana e shtetit çdo investitor potencial i interesuar për investim në Luginë, përdorimi i lirshëm i simboleve kombtare shqiptare, etj.
Nga ky takim,  z. Riza Halimi dhe pjesa tjetër e delegacionit ishin të palëkundur në kërkesat e tyre dhe qartazi ju bë me dije Kryetarit Vuçiq se nga këto kërkesa nuk do të lëvizet aspak. Nga ana tjetër z.Vuçiq me gjith tentimit që të bindë palën shqiptare që të zbusë kërkesat e saja, në fund u pajtua në parim që shumë shpejt të fillohet me implementimin e këtyre kërkesave jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Merret vesh se pala shqiptare për kërkesat e saja ka siguruar përkrahjen e plotë të shteteve të Kuintit dhe sidomos të Ambasadës Amerikane në Beograd, ndërsa për detajet e konkretizimit të kësaj marrëveshje dhe fillimit të implementimit të sajë opinioni do të njoftohet shumë shpejtë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch