Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Arsenali dhe Chelsea në finale të kupës së Europa League-s

Arsenali dhe Chelsea në finale të kupës së Europa League-s

Ashtu si në Londër, edhe këtë rastë ishte Valencia që kaloi e para në avantazh, me golin e shënuar nga Kevin Gameiro në minutën e 11’, por Arsenali riktheu baraspeshën me Aubameyang dhe më pas i mori avantazhin me Lacazette.

Gameiro riktheu edhe njëherë baraspeshën në “Mestalla”, por Aubameyang shënoi edhe dy herë të tjera deri në fund, duke vulosur triumfin e Arsenalit, si dhe tripletën personale, që e lejoi të marrë topin në shtëpi.

Finalistja tjetër gjithashtu u përcaktua nga sfida Chelsea-Eintracht Frankfurt, e cila pas barazimit 1-1 ashtu si në ndeshjen e parë, shkoi në shtesën prej 30 minutave nuk pati fitues dhe pas ekzekutimit të penalltive doli si fituese Chelsea që triumfoi me rezultat 4-3 e cila do të përballet në finalen e Europa Leagues me Arsenalin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch