Home » Lajme, Ndërkombëtare » Arsim Sadriu nominohet zyrtarisht në listën për kandidatë në partinë socialdemokrate në Kantonin e Basel-Stadit në Zvicërr

Arsim Sadriu nominohet zyrtarisht në listën për kandidatë në partinë socialdemokrate në Kantonin e Basel-Stadit në Zvicërr

Arsim SadriuPas prezantimeve  dhe në një konkurrencë interne përbrenda partisë, ku kishte kandidat me profile të larta, qoftë nga shkenca, avokat, gazetarë si dhe nga ata që janë pjesë akuale e parlametit aktual në Kantonin e Basel Stadit. Në një votim korrekt dhe te verifikuar sipas statusit partiak u bë votimi me vota të fshehura dhe krahas asaj që kandidoi për herë të parë dhe kandidati i vetem shqiptare, Arsim Sadriu arriti te nominohet zyrtarisht nga ky votim si kandidat për parlamentin –“Grossrat” te Kantonit te Basel Staditnë Zvicërr.

Në një prononcim për media Arsim Sadriu tha: ËshtË sa përgjegjësi, po aq edhe privilegj për të kandiduar në kantonin e dytë më të fuqishëm ekonomik dhe financiar në Zvicër dhe me këte njëkohësisht të përfaqësoj shqiptarët që banojnë dhe jetojnë në këtë Kanton. Ka akoma punë dhe angazhime, por shpresoj në perkrahjen e fuqishme të komunitetit shqiptar në kantonin e Basel-Stadit tha mes të tjerash Sadriu.

Përndryshe Arsim Sadriu është me origjin nga Presheva  I lindur më 01 Mars 1969 aktualish, mirret me biznesin e tij në lëminë e kontabilitetit, këshillimeve të biznesit dhe administrimit të ndërmarrjeve!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch