Home » Lajme » Artim Shaqiri një konkurrent ideal për postin e seleksionuesit

Artim Shaqiri një konkurrent ideal për postin e seleksionuesit

Jam i gatshëm që me eksperiencën time gjatë karrierës, të kontribuoj shumë që Maqedonia sadopak të kthej famën dhe autoritetin e futbollit , të mos mbetet e pozicionuar në pozitat margjinale, por të kthehet së paku aty ku realisht e ka vendin. Në Maqedoni ka futbollist të cilët mundin shumë më tepër.

Pas fiaskove në eliminatoret për Euro 2012 dhe largimin e Mirsad Jonuz nga posti seleksionuesit tani top-temë në shtëpinë e futbollit të Maqedonisë është kush do të jetë personi i cili do të trashëgon karrigen e nxehtë të seleksionuesit. Në brifingun me një pjesë të gazetarëve të sportit të disa mediumeve kryetari Haralampije Haxhi Ristevski haptas kërkoi opinionin e gazetarëve që është një akt për tu përshëndetur kur dihet se të pranishëm ishin edhe nënkryetari Qenan Idrizi dhe sekretari Igor Klimper.
Për drejtuesin e ri të reprezentacionit “A” në mediume të ndryshme përfolën më së tepërmi emrat e Gjoko Haxhievski i cili njëherit ka qenë ën këtë post dhe dihet se nuk mund të lëvdohet me ndonjë sukses që përsëri të kandidohet. Emri tjetër që më tepër përfolët është ai Çede Janveskit , Artim Shaqirit si dhe Goce Sedlovskit.
Në bazë të diskutimeve nga të pranishmit edh pse nuk deshën të përcaktohen për ndonjë emër të veçantë deri të hënë kur do të ftohen 4-5 konditat më serioz të cilët kanë shprehur interesim për këtë postë. Megjithatë si duket se reshteve vëreheshin disa pohime se kandidati posi seleksionuesit do ti besohet ndonjë nga legjendave të futbollit dhe atë në tandem Janevski Artim Shaqiri, Haxhievski Artim Shaqiri apo Sedlovski Artim Shaqiri .
Shihet qartë se në mesin e merave më të përfolur është ai i Artim Shaqirit i cili si duket është në çdo kombinim . Pyetjes tonë se sa është i gatshëm që të pranon këtë post në këtë moment, Artim Shaqiri pohoi: “Pa dyshim se po edhe pse nuk kamë ndonjë përvojë si trajner megjithatë përvoja ime si futbollist mjafton që të jem konkurrent për postin e selkionuesit. Jam i gatshëm që me eksperiencën time gjatë karrierës, të kontribuoj shumë që Maqedonia sadopak të kthej famën dhe autoritetin e futbollit , të mos mbetet e pozicionuar në pozitat margjinale, por të kthehet së paku aty ku realisht e ka vendin. Në Maqedoni ka futbollist të cilët mundin shumë më tepër”.
Shaqiri i cili në karrierën e vetë ka 75 paraqitje në fanellën e reprezentacionit më të mirë , është ndër të rrallët që gëzon autoritet të madh nga ët gjithë njohësit e mirë të rrethanave të futbollit. Artim Shaqiri është ndër të rrallët i cili ka shijuar edhe eksperiencën e shumë klubeve të vendeve të jashtme dhe fundja ai ka licencën “PRO” që është një ndër kushtet për të qenë konkurrent. Por duhet të përkujtohemi në ndeshjen Maqedonia – Spanja me rastin e 100 vjetorit të futbollit në Maqedoni, kur Artim Shaqiri i tha lamtumir reprezentacionit se çfarë nderi iu organizua pikërshtë nga adhuruesit e futbollit. Kjo është vetëm një dëshmi s e çfarë autoriteti ai gëzon në mesin e atyre që e duan dhe që din futbollin ndaj edhe kujdes kur të vendoset për postin e seleksionuesit
Nga ana tjetër është koha që faktori shqiptar në FFM, i cili deri më tani kur ka qen në pyetje zgjedhja e seleksionuesit gjithmonë ka qene e margjinalizuar, pra është momenti që edhe ata të ngrenë zërin dhe të dëshmojnë autoritetin e vetë lidhur më këtë çështje shumë të ndejshme

Heads’ up for the bleeped but still rather academic writing service obvious obscenity at the end

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch