Home » Histori, Lajme » Arvanitët në radhët e ushtrisë së Napoleonit

Arvanitët në radhët e ushtrisë së Napoleonit

Arvanitasit -1

Një libërth i autorit A. Gurra “ Tabori prej shqiptarësh në radhet e ushtrisë së Napoleonit” i shtypur në Sofje të Bulgarisë nga Shtypshkronja dhe libraria”Mbrodhësia “K. Luarasi në vitin 1912.
Pra edhe një  dokument që e vërteton që Napoleoni kishte shqiptarë në radhët e ushtrisë së tij.
Libërthi fillon :” Në numrinin 9-10 të revistës “istorike -ushterore “ që botohet në rusisht në Kiev është i botuar artikulli me titullin e lartë shënuar. Artikulli është shkruar nga një Zonjëzë si çkuptohet nga frazat e shkruara mjaft albanofilike ( shqiptar-dashëse fxh). Kjo zonjëz, kemi shpresë që të zbulojë shumë faqe historike të kombit tonë të cilat t`ua tregoj lexonjesve Rus duke i shtyrë që me këto të ndiejnë simpati mi kombin tonë. Por – vazhdon A. Gurra , ne shumë faqe të historisë nuk i dimë as vetë andaj duhet`ia dimë për të mirë për përpjekjet dhe remimet e saja në arkivat  e bibliotekave qe nga i nxjerr për ne.
Kjo zonjëzë sipas autorit quhet Melania E. Slanbçenko dhe pasi tregon se ç`janë dhe si janë shqiptarët nxjer një fjalë të Napoleonit si model :

Arvanitasit -2

Pastaj tregon se si ato vise u pushtuan nga Ali Pasha të cilin e quan luftëtar të rreptë që mbante miqësinë me Anglinë dhe Rusinë. Nga shkaku që kishte miqësi me ato dy shtete Ali Pasha e refuzoi miqësinë me Napoleonin.

Arvanitasit -3

Me 6 Shtator të motit 1807 gjeneralët e njoftuan Napoleonin për masat e marra dhe formimin e dy brigadave shqiptare në Korfuz..
Zonja Slançensko, sipas A. Gurres i shënon të gjithë krerët e rekrutuar si Marko Boçarin dhe

Arvanitasit -4
Libërthi i zotit A. Gurra përfundon kështu: Këndonjesi i këtij artikulli ia di per të mirë zonjës Slabçensko dhe besoj qe edhe të gjithë shqiptarët e cila po i zbulon faqet istorike të kombit tonë dhe shërbimet e bashkatdhetarëve…….
Arvanitasit -5

I bashkangjitem mikut Adriano Xhafaj i cili thotë : “Deri tani propaganda e pa fytyrë dhe pa asnjë karakter e Grekëve të rinj i ka cilësuar Suliotët se ata janë Grekë,por tashmë konsideroj se asnjë studjues i mirëfilltë Grek nuk i cilëson më Suliotët si Grekë.”
Pra edhe Zonja Slabçensko na e vërtetoi prejardhjen e vërtetë të tyre.
Arvanit në tokat e tyre arvanite !

Fahri Xharra,30.04.16 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch