Home » Lajme » As Maqedonia s’i njeh dokumentet serbe

As Maqedonia s’i njeh dokumentet serbe

Maqedonia nuk do t’i njoh dokumentet të cilat Serbia i ndan për serbët e Kosovës, nëse ato nuk njihen ndërkombëtarisht.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë do t’i respektojë standardet evropiane dhe nuk do të bëj asnjë lëshim në këtë drejtim. “Nëse ato dokumente janë të njohura ndërkombëtarisht, sigurisht që do ti njohim edhe ne, por nëse ato dokumente nuk i njeh askush nuk do ti njohim as ne”, tha për “Lajm”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ivo Kotevski.
Serbia ka kohë që lëshon dokumente personale për serbët e Kosovës. Me pasaporta serbe ka kohë që janë pajisur shumica e serbëve që jetojnë në Kosovë, ndërkaq që kohëve të fundit Qeveria e Serbisë ka nisur të lëshojë edhe targa të automjeteve dhe patentë shoferë për banorët serbë të Kosovës. Ditë më parë policia e Kosovës gjatë një kontrolli në komunikacion, ka gjetur një patentë-shofer të ri të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, të cilën e ka konfiskuar me arsyetimin se ky dokument nuk vlen në shtetin e Kosovës. Autoritetet kosovare kanë mohuar mundësinë që të pranojnë ndonjë marrëveshje në dialogun me Serbinë, me të cilën do të legalizoheshin dokumentet e udhëtimit që Beogradi lëshon për serbët e Kosovës. Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se të tilla dokumente nuk do të konsiderohen si legale nga autoritetet e rendit. Sipas tij, do të jetë i papranueshëm secili propozim që është jashtë standardeve që shtetet evropiane aplikojnë për lëvizjen e lirë.

Betts has made our year-end best of list before, and he didn’t disappoint http://www.writepaper4me.com/ in 2014, either

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch