Home » Opinione » AS MË SHUMË E SA MË PAK, TË KËRKOJMË STATUSIN NË EKUIVALENCË ME SERBËT NË VERI TË KOSOVËS

AS MË SHUMË E SA MË PAK, TË KËRKOJMË STATUSIN NË EKUIVALENCË ME SERBËT NË VERI TË KOSOVËS

Kosova verilindore sot përjeton problemet e saj, duke u kthyer në një nga pikat e
nxehta të politikës në marrëdhënie me Serbinë. Brenda shtetit serb dhe nën rendin
kushtetues të qeverisë së Beogradit, popullsia në këto territore, në më shumë se një
shekull i është nënshtruar një spastrimi etnik me efekte negative mbi popullsinë
shqiptare në këto troje. Lufta e zhvilluar për të drejta njerëzore deri në shkëputje
nga Serbia nën siglën e UÇPMB-së, e cila u finalizua me një marrëveshje nën kujdesin
e faktorit ndërkombëtar, nuk dha rezultatet e pritëshme, për shkak të mosrespektimit
dhe trajtimit të njëanshëm të institucioneve politike të Beogradit. Pasojat e
pasluftës kanë qenë edhe më të rënda në planin e mbrojtjes dhe respektimit të të
drejtave njerëzore, duke shkelur kushtet e marrëveshjes. 
Pavarësisht trajtesave të tilla, të cilat janë bërë në çdo rast të mbështetura në
faktet dhe ngjarjet reale në terren, fakti sot është kokëfortë dhe sjell një
panoramë politike të rënduar, duke fhshur brenda saj një krizë të brendëshme të
Serbisë, e cila meriton vëmendjen dhe analizën politike të drejtëpërdrejtë. 
Për të qenë konkret me opinionin dhe lexuesin, po parashtrojmë disa problem, të
cilat meritojnë vëmendjen e faktorit politik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, duke
gjykuar me gjakftohtësi se, nëpërmjet këtyre problemeve, në thelb duhet të
mbizotërojë kërkesa politike për një marrëveshje në ekuivalencë të plotë me të
gjithë të drejtat që gëzojnë sot popullsia serbe dhe pakicat brenda territorit të
shtetit të Kosovës. Vetëm kjo situatë e ekuilibruar në një harmoni politike të
ndërsjelltë, do të mundësojë me garanci të plotë rikthimin e mijëra familjeve
shqiptare të larguara nga Kosova verilndore pas luftës, për shkak të persekutimit
dhe represionin policor e ushtarak të shtetit serb. Pa shumë komente, po futemi
drejtë e në temë.
1. Problemi i emrit të krahinës: Kosova Velilindore shtrihet shumë më tepër se sa
hapësira e Luginës së Preshevës. Përdorimi i këtij emërtimi është një shprehje e
gabuar, që e bëjnë shumë të tjerë. Të dhënat gjeografike flasim shumë për këtë. Jo
vetëm kaq, por ndonjëherë anashkalohet Medvegja, e sila pas luftës i është
nënshtruar një spastrimi të ftohtë në heshtje nga pushteti serb. Në këto çështje të
përdoret logjika e fortë dhe jo pasionet, apo më keq akoma, lëshimet. Baza
etimologjike, gjeogradike, demografike dhe shumë element të tjerë, nuk mund të
anashkalohen kaq lehtë. 
2. Asnjë shqiptar nuk e ka kuptuar deri tani dhe nuk e pranon faktin, përse faktori
politik ndërkombëtar është i njëanshëm në raportet midis Kosovës Veriore dhe Kosoves
Verilindore. Kjo nuk është çështje kufiri, por për të kërkuar standarde të njëjta,
të gjithë të drejtat për të ruajtur identitetin kombëtar. Nëse Serbia sot pretendon
për rikthim në demokraci, këtë duhet ta bëjë të prekëshme realisht brenda shtetit të
saj. 
3. Popullsia në Kosovën Verilindore shtron problemin e bashkimit me Kosovën. Këtu
shikojmë dëshirat dhe mundësitë. Kjo nuk varet nga shqiptarët, por nga disa raporte
që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare, nëse ato respektohen dhe mbahen parasysh.
Këtu e kemi fjalën për të drejta më të mëdha vetqeverisëse në pushtetin vendor, i
cili është një nga parimet kryesore të BE-së, me kompetenca të mëdha, të cilat duhet
të zbatohen në Kosovën Verilindore.
4. Të ketë lëvizje të lirë të njerezve, të drejtat e Flamurit, të Gjuhës dhe këto të
mos jenë formale. Kjo mënyrë e zbut kërkesën për ndryshim të kufijve. Ne kuptojmë se
pushteti serb i pranon shumë gjëra me ligje, por shikojmë të mos zbatohen ato,
përkundrazi. Kur ne shikojmë se serbëve në Kosovë u rrijnë “me mjaltë në sahan”,
atëherë pse duhet të heshtim për trajtimin që u bëhet shqiptarëve ende nën Serbi?
5. Monitorimi në Kosovën Verilindore mungon nga faktori ndërkombëtar, të paktën për
atë që kushtetuta e Serbisë pranon me ligje. Pa ndërhyrë në punët e brendëshme të
Serbisë, të drejtat si për serbët në Kosovë, duhet të kërkohen edhe për shqiptarët
në Kosovën Verilindore. Këtë duhet ta kërkojë edhe institucionet qeveritare në
Tiranë dhe Prishtinë. 
6. Problem i Kosovën Verilindore është një problem kombëtar në raport me
marrëdhëniet me shtetin serb. Detyrime ka edhe shteti shqiptar. Nëse këto veprimtari
nuk bashkerëndohen, atëherë do të përballemi me zbrazjen dhe largimin e popullsisë
shqiptare nga Kosova Verilindore. 
7. Politika dhe populli në Kosovën Verilindore, krahas ndihmës duhet të kenë dhe
nisma për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ato duhet t’u drejtohen institucioneve
ndërkombëtare për monitorim të situatës. Politika këtu të flasë me një zë, që të
dëgjohen për problemet ku ata gjenden të bashkuar, duan apo nuk duan, siç është
rregjistrimi i popullsisë, jo nga institucionet manipulatore serbe, por nga vetë
institucionet vendore, plus emigracionin jashtë vendit.
8. Politika në Kosovën Verilindore nuk duhet të bjerë pre e aleancave më partitë
simotra në Prishtinë dhe në Tiranë, sepse këto të çojnë në influenca ideologjike dhe
të shmangin nga problemet kombëtare me pasoja për krahinën. 
9. Analiza dhe realiteti në Kosovën Verilindore çon në përfundime krej ndryshe nga
situata në Kosovë. Problemi thelbësor në Kosovë është raporti i demokracisë së
brendëshme në marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar, kurse në Kosovën Verilindore
kemi raporte të pabarabarta me shtetin serb, i cili është vetë subjekti i
pabarazisë. 
10. Ne nuk jemi për aventurizëm për të qenë sherrxhinjtë e Ballkanit, as detonator
të shpërthimit të krizave brenda tij. Ka ardhur koha që dhe Ballkani duhet të jetë i
qetë nëpërmjet respektimit të marrëveshjeve dhe rrugëzgjidhjeve të pranuara nga të
gjithë palët. Fëmija i vogël sot për Kombin Shqiptar është Kosova Verilindore, e
cila kërkon përkujdesje shumë të madhe. Ne vlerësimin e kësaj situate, duhet të
dallohen patriotët nga pseudopatritët, të vihen raporte dhe ballanca që çështja e
Kosovën Verilindore të bëhet pjesë e rëndësishme e çështjes kombëtare. Të gjithë ata
që nuk arrijnë të bëjnë analizën shkencore të situatës, por që nga atdhedashuria
vazhdojnë të luftojnë me parrulla ekstremiste nacionaliste po bëjnë një dëm të madh
në lëvizjen kombëtare për liri dhe drejtësi. Këto janë forma paraprake drejt
ribashkimit kombëtar. Forma për të justifikuar angazhimin mund të ketë sa të duash,
por këtu duhet të shihen dhe të dominojnë prioritetet, deri në veprimtarinë e
planifikuara të dy qeverive shqiptare, për shqiptarët më Malin e Zi dhe në Kosovën
Verilindore. Kjo të mos bëhet me fjala boshe, por me angazhime, me fonde të veçanta,
jo me buxhet për krerët, por investime për maternitete, spitale, shkolla shqipe,
universitete, mbështetje dhe stimulim të bizneseve vendore, financim projektesh me
afate perspektive etj.
11. Kosova Verilindore sot ka nevoje per atdhedashuri nga te dy shtete shqiptare dhe
te ndjeje doren e ngrohtë e të fuqishme të tyre. Ne shpresojmë se, faktori politik
në këtë krahinë do të dijë t’i dal për zot interesave të popullit shqiptar që
perfaqëson.

Aziz AZIRI
Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch