Home » Lajme, Vendore » Asfaltimi i rrugës Shoshajë e Epërme – motiv për të mos braktisur malësia e Preshevës

Asfaltimi i rrugës Shoshajë e Epërme – motiv për të mos braktisur malësia e Preshevës

Dita e sotme ka qenë  më ndryshe për banorët e BL Shoshajë e Epërme,pasi në këtë fshat është asfaltuar rruga e cila me vite të tëra ka qenë e pakalueshme. Për këtë investim banorët kanë falënderuar kryetarin e komunës, i cili u ka mundësuar një infrastrukturë më të mirë në këtë fshat.

Është bërë asfaltimi i rrugës në drejtim të Shoshajës së Epërme. Më parë kjo rrugë ka qenë e pakalueshme për banorët të cilët në mungesë  të infrastrukturës kanë lëshuar edhe vendbanimet.

Përmirësimi infrastrukturës është  një shpresë më e madhe për të jetuar në malësisë të Preshevës. E këtë ditë arriti ta pres edhe plaku 93 vjeçar Ismajil Mehmeti, i cili falënderon kryetarin për këtë investim.Banorët u janë falënderues kryetarit Mustafa për këtë iniciativë,pasi me rregullimin e kësaj rruge lidhja me fshatrat tjerë të malësisë do të jetë më e lehtë.Kryetari Mustafa bashkë me delegacionin e tij ,është pritur në mënyrë tradicionale nga banorët,të cilët së bashku kanë përcjellë asfaltimin e rrugës e cila ka arritur në fazën përfundimtare.Sipas kryetarit Mustafa  tash e tutje kjo rrugë do të ua lehtësojë jetën banorëve të Bl Shoshajë e Epërme.Kryetari Mustafa potencoi se  projekte të tilla do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm   në Malësinë Preshevës, për të përmbyllur kështu një sërë projektesh infrastrukturore.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch