Home » Vendore » Asfaltohet një rrugë në BL Bukuroc

Asfaltohet një rrugë në BL Bukuroc

Në BL të Bukurocës, ka filluar asfaltimi i rrugës që dërgon nga qendra e deri tek varrezat e këtij fshati. Ky project është me kofinancim ndërmjet pushtetit lokal dhe BL Bukuroc më konkretsihtë të ndërmarrjes “Fontana” nga ky fshat. Ky project pason projektin tjetër që është realizuar para disa ditëve, në rrjetin e tensionit të lartë të energjisë elektrike me neë kapacitet prej 10 KË. Ndërsa sa i përket asfaltimit, ai do të jetë prej 2.000 m2, kurse 800 m i kofinancon BL Bukuroc, pastaj pjesën tjetër komuna e Preshevës, të cilës do ti kushtojë rrehtë 1.5 mln dinarë.

Ndërkaq, kryetari i BL të Bukurocës, dhe disa nga banorë të fshatit theksuan rëndësinë e kësaj rruge, duke falenderuar pushtetin lokal të Preshevës, për këtë investim.

Pushteti lokal i Preshevës, deri më tash ka mbështetur me mjete të gjitha projektet që janë ndërmarrë me vetëiniciativë të Bashkësive Lokale të komunës së Preshevës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch