Home » Lajme, Vendore » Asfaltohet njëra nga lagjet e Çukarkës, banorët i gëzohen infrastrukturës së re

Asfaltohet njëra nga lagjet e Çukarkës, banorët i gëzohen infrastrukturës së re


Asfaltimi-2Kryetari i komunës së preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin e tij ka vizituar sot punimet ku është bërë asfaltimi rrugës në lagjen e re të fshatit Çukarkë. Rruga ka gjatësi 850 metër dhe gjerësi 7 metër. Asfaltimi të rrugës u janë gëzuar edhe banorët të cilët qëparë kishin shumë vështirësi
.

Në këtë lagje të fshatit Çukarkë janë mbi 15 shtëpi. Banorët për gjatë viteve kishin hasur në shumë probleme , e bile shpesh janë munduar të mirëmbajnë këtë rrugë. Por sot kjo rrugë me gjatësi 850 metër është asfaltuar dhe janë krijuar kushte shumë dimenzionale për banorët. Me këtë rast punimet i ka përcjellë edhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa me delegacionin e tij. Nga këtë Mustafa ka thënë se kjo rrugë ishte planifikuar në vitin 2015 ku janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe është kryer menjëherë gaza e parë me zhavorr dhe tani po asfaltohet me një gjerësi prej 7 metrave. Por kjo arterie do te këtë rëndësi të madhe edhe prë zhvillimin ekonomik. Se kjo rrugë do të krijoj kushte më të mira e thotë edhe banori i kësaj lagje Ridvan Rexhepi. Kryetari Mustafa edhe një herë ka ripërsëritur se në këtë rrugë do të ketë edhe investime të tjera kur duhet se lidhet me zonën industriale Çukarkë. Me shtimin e numrit të banorëve por dhe investimeve në objekte banimi të banorëve , fshati Çukarkë paralel ka zgjeruar edhe territorin e saj siç është edhe kjo lagje e cila tani lidhet me rrugën kryesore dhe brendësin e fshatit.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch