Home » Lajme, Vendore » Asfaltohet rruga e Rinisë përgjatë lumit

Asfaltohet rruga e Rinisë përgjatë lumit

Problemi i rrugës së rinisë përgjatë lumit të qytetit  tani më është zgjidhur. Me asfaltimin e kësaj rruge do të jetë më i lehtë  qarkullimi i gjithë qytetarëve.

Është asfaltuar rruga e Rinisë e  gjendet përgjatë lumit të qytetit. Kjo rrugë  më parë ka paraqitur problem për banorët e kësaj lagje. Me këtë rrugë është lehtësuar edhe qarkullimi i lirë i qytetarëve.Sipas kryetarit Ragmi Mustafa asfaltimi në fjalë është pjesë e rrugës së rinisë, projekt ky që ka filluar në vitin 2005-2006 por që nuk ishte përmbyllur.

Asfaltimi i lagjeve në Preshevë do të lehtësojë edhe rrugët kryesore,pasi rruga e rinisë lidhet me qendrën e qytetit.

 

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch