Home » Lajme, Vendore » Asfaltohet trotuari që lidh me Zhunicë- Stacion Hekurudhorë

Asfaltohet trotuari që lidh me Zhunicë- Stacion Hekurudhorë

Ka nisur asfaltimi i trotuarit për gjatë rrugës kryesore që lidhë stacionin hekurudhorë me fshatin Zhunicë .Ky projekt kap vlerën prej 40 mijë eurove , ndërsa është realizuar me kofinancim 50 -50 me bashkësinë lokale Zhunicë. Rregullimi i trotuarit ka krijuar siguri edhe për qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë.

Frekuentimi I madh i rrugës kryesore që lidh fshatin Zhunicë me vendbanimet më tanë magjistrales , ka ndikuar që përgjatë kësaj rruge të shtohet edhe trotuari.

Këtë iniciativë e ka ndërmarrë bashkësia lokale ,ndërsa projekti është ndihmuar edhe nga pushteti lokal.

Ndërsa banorët  trotuarin po e shohin siguri më të madhe  për ta.

Edhe kryetari Ragmi Mustafa ka thënë se pjesa e trotuarit ka qenë e domosdoshme pasi kjo rrugë edhe gjatë mbrëmjes po frekuentohet nga qytetarët .Me asfaltimin e trotuarit është krijuar siguri edhe për banorët  e shtëpive për gjatë rrugës kryesore .Kjo rrugë ka nisur të frekuentohet me të madhe , sidomos pas asfaltimit të arteries që lidhe fshatin Zhunicë me magjistralen e vjetër.

Rtv Presheva

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch