Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ashton: Bëjeni përpjekjen e fundit, për të mirën e popullit tuaj

Ashton: Bëjeni përpjekjen e fundit, për të mirën e popullit tuaj

”Më vjen keq që Qeveria e Serbisë ka vendosur të refuzojë propozimet dhe i bëj thirrje të bëjnë përpjekjen e fundit, që për të mirën e popullit të tyre, të arrijnë marrëveshjen. Besoj në një të ardhme të ndritshme për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, pa marrë parasysh sa i vështirë të ketë qenë procesi, ai ka hapur mundësinë për njerëzit- veçanërisht ata të Kosovës veriore- që të kenë një jetë më të mirë”.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka shprehur keqardhje që Qeveria e Serbisë ka vendosur të refuzojë marrëveshjen. Nëpërmjet një deklarate, Ashton, po ashtu, bënë thirrje për të bërë një përpjekje të fundit për arritjen e marrëveshjes.

”Gjatë gjashtë muajve të kaluar, jam takuar tetë herë me kryeministrat Daqiq dhe Thaçi, disa herë edhe në seanca bisedimesh që kanë zgjatur më shumë se trembëdhjetë orë.

Në fillim, kishim caktuar një kornizë të qartë, që dialogu do të mbetej i përqendruar dhe do të merrte parasysh dëshirën e Këshillit Europian që Serbia dhe Kosova të arrijnë të ecin përpara deri në verë. Vlerësoj shumë punën që kane bërë të dy kryeministrat dhe ekipet e tyre.

Pas disa raundesh bisedimesh, besoj se të gjithë elementët për arritjen e një marrëveshjeje për Kosovën veriore, janë në tavolinë. Kjo duhet të jetë një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve, nuk është diçka që do të imponohet nga Bashkimi Europian.

Më vjen keq që Qeveria e Serbisë ka vendosur të refuzojë propozimet dhe i bëj thirrje të bëjnë përpjekjen e fundit, që për të mirën e popullit të tyre, të arrijnë marrëveshjen.

Besoj në një të ardhme të ndritshme për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, pa marrë parasysh sa i vështirë të ketë qenë procesi, ai ka hapur mundësinë për njerëzit- veçanërisht ata të Kosovës veriore- që të kenë një jetë më të mirë.

Shpresoj që Kosova dhe Serbia nuk do ta humbin rastin, që të lënë të kaluarën prapa dhe të ecin përpara drejt së ardhmes. Shpresoj që në ditët në vazhdim, të jem në krye të diskutimeve në BE në përkrahje të një hapi të vërtetë përpara të të dyja vendeve, Serbisë dhe Kosovës, drejt të ardhmes së tyre europiane”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch