Home » Lajme, Ndërkombëtare, Rajonale, Vendore » Ashton: Thaçin e Daçiqin i ftova në Bruksel për kompromis

Ashton: Thaçin e Daçiqin i ftova në Bruksel për kompromis

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së,  Catherine Ashton, duke konfirmuar takimin e nesërm të kryeministrave të Kosovës e të Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, përmes një deklarate sqaroi se “I kamë ftuar për nesër kryeministrin Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për një takim në Bruksel. Kamë kërkuar nga ta që të vijnë me një frymë konstruktive, të gatshëm për të eksploruar opsione të ndryshme dhe për t’u pajtuar me një kompromis të dyanshëm”.

Delegacioni i Kosovës tashmë është nisur për në Bruksel, kurse nga Beogradi njoftohet se atje udhëton edhe delegacioni i Serbisë.

Delegacioni i Kosovës është nisur për në Bruksel
Prishtinë, 16 prill – 13:38 – Prishtina dhe Beogradi do të vazhdojnë nesër bisedimet e nisura muaji më parë, edhe pse ishte thënë se takime mes palëve nuk do të kishte më, raportoi KTV.

Për në Bruksel është nisur  delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Konfirmimin për vazhdimin e bisedimeve e ka bërë koordinatori politik Blerim Shala dhe këshilltari politik i kryeministrit, Bekim Çollaku. Ata kanë thënë se marrëveshja ende nuk është arritur, por për këtë do të diskutohet në Bruksel.

Ndërkohë për në Bruksel  raportohet se do të niset edhe kryeministri serb Ivica Daçiq.

Mediat beogradase shkruajnë se negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozimin që nga marrëveshja të hiqet pjesa, sipas të cilës, Mitrovica jugore do t’i bashkohet Mitrovicës veriore. Por nuk dihet nëse kjo do të mund të pranohet pasi që pala kosovare ka deklaruar disa herë se nuk do të lëvizë nga pozicioni./KOHA/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch