Home » Lajme, Vendore » Askush nuk e dëshironë postin e Kamberit, PVD në Bujanoc para shpërbërjes

Askush nuk e dëshironë postin e Kamberit, PVD në Bujanoc para shpërbërjes

Bujanoci komuna fotoA do të jetë fati i Partisë Për Veprim Demokratik dega në Bujanoc i njejtë me ate të PDSH-së mbetet të shihet në periudhën në vijim, kur edhe priten lëvizjes e fraksioneve.

Pas dorëheqjes së Shaip Kamberit nga posti i këshilltarit në Ansamblenë komunale të Bujanocit dhe pas procedurës ligjore që vendi i tijë i zbrazur të plotësohet me kandidatin e rradhës i cili ishte në listën e PVD-s ndodhi ajo që pak kush në rradhat e PVD-së në Bujanoc e kishte imagjinuar më herët se do të ndodhe. 14 Kandidatët potencijal të cilët ishin në listën e PVD-së refuzuan ofertën që të emërohen këshilltar në Ansamblenë komunale të Bujanocit për ta  plotësuar vendin e zbrazur të Kamberit. Të gjithë refuzuesit për t’u emëruar këshilltar në Ansamblenë komunale i kanë nënshkruar edhe deklaratat me shkrim, që sipas tyre, nuk dëshirojnë postin e Kamberit.

Në vazhdim po i publikojm edhe emrat e tyre:

1. Mehmet Dalipi – Bujanoc
2. Qerim Hyseni – Nesalcë
3. Zyrafete Islami -Bujanoc
4. Ekrem Xhemaili- Letovicë
5. Nehat Aliu – Tërnoc
6. Feride salihu – Bujanoc
7. Hamdi Behluli- Lluçan
8. Irfan Xheladini -Tërnoc
9. Adelina Bajrami- Bilaç
10.Hasan Pajaziti- Osllarë
11.Adem Rashiti -Dobrosin
12.Tube Osmani- Tërnoc
13.Amir Rexhepi- Bilaç

Është mirë që opinioni i gjërë e parasëgjithash anëtarësia e PVD-s të jetë e njoftuar pse këta persona të cilët kanë qenë në listën e PVD-së në zgjedhjet lokale të Majit të viti 2012 e kanë refuzuar të jenë këshilltar në Ansamblenë komunale nga radhët e PVD-së sepse secili nga këta kandidat ka qenë i votuar dhe kanë marë besimin e elektoratit të tyre për të qenë të përfaqëses në Kuvendin komunal. Në degën e PVD-s në Bujanoc po ndodhin trazira me pasoja të paparashikueshme me tendecë të shpartallimit apo të ndarjes të farksionit eventual edhe një herë sikur në vitin 2011.

 

/BujanociNet/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch