Home » Lajme » Asnjë studentë nga Lugina e Preshevës, nuk do të mbetet pa u regjistruar në Universitetin e Tiranës

Asnjë studentë nga Lugina e Preshevës, nuk do të mbetet pa u regjistruar në Universitetin e Tiranës

Problemi i regjistrimit të tyre, tashmë është zgjidhur. Një zgjidhje e tillë dhe mjaftë e pritur për të gjithë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre, është bërë pas takimit të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, me ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë Muqerem Tafaj. Të gjithë kandidatët, do të regjistrohen aty ku kanë shprehur dëshirën e tyre për të vazhduar studimet. Kjo vlen edhe për fakultetet e stomatologjisë dhe të farmacisë, me përjashtim të fakultetit të mjeksisë së përgjithshme, ku nga 45 kandidatë që kanë konkuruar do rë regjistrohen 30 prej tyre, ndërsa 15 të tjerët do të mund të zgjedhin fakultetete të ngjashme me atë të mjeksisë, mirpo pa mos iu mohuar e drejta në studime. Se për çfarë zgjidhje është arritur në Tiranë, me ministrinë e Arsimit Muqerem Tafaj, kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, nëpërmjet telefonit shprehet kështu. Maturantët nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë konkuruar në fakultetet e Universitetit të Tiranës, deri më tash statusin e tyre të regjistrimit kanë pasur të pazgjidhur. Mirpo pas trysnive të shumta nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, dhe sidomos pas vizitës së sotme që iu është bërë Tiranës zyrtare, dhe takimit të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me ministrinë e Arsimit Muqerem Tafaj, edhe ky problem është zgjidhur pozitivishtë në të mirë të të gjithë atyre kanë shprehë dëshirë të studiojnë aty ku kanë dashur.

What questions do we have about http://www.cheephomeworkhelp.com the activity

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch