Home » Lajme, Opinione » ATA QË TË ÇMOJNË TË NDEROJNË BALLË PËR BALLË DHE JO MJERANËT QË TË VAJTOJNË E ÇIRREN PARA ARKIVOLIT!

ATA QË TË ÇMOJNË TË NDEROJNË BALLË PËR BALLË DHE JO MJERANËT QË TË VAJTOJNË E ÇIRREN PARA ARKIVOLIT!

Ali Hertica

Ata që deri në çastin e fundit të vdekjes së martirët të Madh të kombit ddhe ikones shqiptar,Adem Demaqi,e përbuzën e nëpërkëmbën, e refuzuan e përgazën me histerinë e tyre mediokër e injorantë të lakmuar e të sëmurë nga pasioni për pushtet, sot me hipokrizi pa ju skuqur fytyra nga paturpësia e tyre kameleone ngrinin apologje kush më shumë e kush më pak jo për ta nderuar të ndjerin, që për popullin ishte një hero i vërtetë i luftës për liri dhe bashkim kombëtar,po për ta larë mëkatin e tyre sa për sy e faqe kundrejt popullit e botës duke u laritur në mënyrë të rafinuar e perfide pa pikën e ndërgjegjës as njerëzore e as kombëtare. Ishte jo vetëm për keqardhje por për të vënë kujën kombëtare për sjelljen e tyre hipokrite, të shtirur e me maska më të sofistikuara të modernitetit të sotëm.Këta dizajnerë të hipokrizisë amorale të pushtetit u përpoqën t’i hedhin hi syve popullit dhe botës së qytetëruar, duke harruar se ata as edhe më të voglin respekt dhe kujdes për të gjallë të Bacës së Madh të kombit nuk kanë treguar, po përkundrazi e kanë shpërfillur, e kanë anashkaluar dhe injoruar.Tashti kur ai fle qetë në amshim vrapojnë taborret e pushtetarëve, servilëve, matrapazëve, hileqarëve, pseudopatriotëve, tradhëtarëve dhe soj e sorollopësh të tillë për t’ia larë veten para popullit.Nuk ka më turp dhe më e dhimbshme se së kolosët e kombit për të gjallë të tyre t’i nëpërkëmbish kur vetë armiqtë e popullit i kanë çmuar dhe ua kanë pasur frikën vizionit dhe veprës së tyre për çfarë edhe i kanë burgosur e dënuar dhe kjo masë e dënimit të tyre e ka lartësuar në mëndjen dhe jetën shqiptare.Hipokrizia e e gjithë atyre pushtetarëve i tejkaloi të gjitha kufijtë e garave maratonike të pasioneve të tyre të sëmura për pushtet kur këta lakej nuk lejuan institucionet e shkencës dhe të kulturës t’i bëjnë nderimet e merituara këtij dishepulli dhe doajeni të dijes shqiptare, këtij politikani të kalibrit botëror, këtij njeriu të sakrificës dhe dijes së gjithanshme plitiko-shkencore e kulturore.Po s’është për t’u habitur. Këta shpirtra të shitur qindfish janë ata që na i vranë komandantët më të shquar të kombit shqiptar vetëm e vetëm pse kishin dhënë betimin për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatorët sllavë.Troku i tradhëtisë janë gjithë ata që e vajtonin para popullit kolosin e rezistencës shqiptare në ish Jugosllavi dhe paturpësisht e me laritje përpiqeshin të shprehnin gjoja respektin e tyre të pacipë.Më e keqja së populli as nuk tregoi shenja të përmendjes së vet për ta mbrojtur të ndjerin sëpaku për së vdekuri nga këta grabitqarë të gjithçkaje të popullit shqiptar në Kosovë: 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch