Home » Lajme, Politikë » ATA – TE DY: ARGITA BERISHA E JAMARBER MALLTEZI…

ATA – TE DY: ARGITA BERISHA E JAMARBER MALLTEZI…

“…E takon atë dhe sheh se ke të bësh me një të re me njohuri dhe pasione të mëdha…” shkruante gazeta “Zëri i Rinisë” (e 30 qershorit 1990, fq. 1) për maturanten Argita Berisha, të gjimnazit “Qemal Stafa” të Tiranës. Kjo më ngjan si një thanie profetike, që dritëron tek e veçanta Argita Berisha, në ecuri e lartësime të saj, një intelektuale dhe profesioniste e nji formati bashkëkohor.

Ajo dhe i vëllai, Shkëlzen Berisha, janë fëmijët e Familjes së Sali e Liri Berisha, i kësaj familjeje të njohur në Historinë tonë Kombëtare. Argita dhe i vllai i saj, janë gene të fisit Berisha (nga baba i tyne, Sali Berisha) dhe mbesë e nip të fisit të Kelmendit (nga nana e tyne, Liri Berisha), dy fiseve të moçme e lavdiplote në trojet etnike shqiptare, në të gjitha periudhat historike. Dy prindrit e Argita e Shkëlzen Berishës janë mjekë të njohur e dinjitarë në mjekësinë shqiptare, me aftësi e cilësi të spikatura, me nderim e humanizëm të lartë. Si të tillë, dy fëmijët e Familjes Berisha, kanë nder e krenari të lartë, përgjegjësi të madhe, obligim genetik e qytetar të përmbushin emrin e shkëlqyer të Familjes Berisha në të gjithë kuptimet e veprimet.

Argita Berisha e nderon dhe i nderohet mbiemrit të saj të dytë: Malltezi, një familje e dëgjuar tradicionalisht për kulturë e shkencë. Ajo është bashkëshorte e Jamarbër Malltezit, bashkë me të cilin kanë qënë në auditoret e Universiteteve të Tiranës, bashkë për të kontribuar që në fillimet e Lëvizjes për Liri e Demokraci në Shqipëri, e ma vonë sëbashku për Pavarësinë e Kosovës e në ngritjen e shtetit të ri të Kosovës.

Jamarbër Malltezi është nji nga të rinjtë universitarë të demokracisë, nji profil i veçantë i dijes universitare, pedagog me gradën “doktor” e me titullin shkencor “profesor”. Po ashtu, Jamarbër Malltezi, apo si e thërrasin shkurt e miqësisht “Abi”, është një zë i ri, i besueshëm dhe në ngritje në politikën e vendit, i cili kontribuon në vazhdimësi e cilësisht në forumet drejtuese të Partisë Demokratike. Pra, zëri i tij është një zë aktiv e i besueshëm që tingëllon në zhvillimet bashkëkohore.

Në një ditë si kjo e 27 Janarit 2018 (e fokusuar dhe në këtë foto) kur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Sheshi “Skënderbej” deri afër Sheshit “Nanë Tereza’, mijëra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria protestojnë për Liri e Demokraci…, prania e çiftit Argita e Jamarbër Malltezi merr nji kuptim të veçantë, të madh.

Teksti e foto: R.Lushaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch